Mats Julian Hummels (Gjermanisht[ˈmats ˈhʊməls]; lindur më 16 dhjetor 1988) është një futbollist profesionist gjerman i cili luan si mbrojtës për klubin gjerman Borussia Dortmund dhe kombëtaren gjermane.

Mats Hummels

Hummels me Gjermaninë në 2014
Të dhënat vetjake
Emri i plotëMats Julian Hummels[1]
Datëlindja (1988-12-16) 16 dhjetor 1988 (35 vjeç)
VendlindjaBergisch Gladbach, Gjermani
Gjatësia1.92 m (6 ft 4 in)[2]
PozicioniQëndër–mbrojtës
Të dhënat e klubit
Klubi aktual
Borussia Dortmund
Numri15
Karriera me të rinjtë
1995–2006Bayern München
Karriera si profesionist*
VitetKlubiNdeshje(Golat)
2006–2007Bayern München II42(5)
2007–2009Bayern München1(0)
2008–2009Borussia Dortmund (huazim)25(1)
2009–2016Borussia Dortmund225(19)
2016–2019Bayern München74(3)
2019–Borussia Dortmund0(0)
Karriera ndërkombëtare
2007Gjermania U201(0)
2007–2010Gjermania U2121(5)
2010–Gjermania55(4)
* Senior club appearances and goals counted for the domestic league only and correct as of 6 Shkurt 2017
‡ National team caps and goals correct as of 16 janar 2017

Ai ka ardhur nga akademia e Bayern München përpara se të bashkohej me klubin e tij momental Borussia Dortmund në janar 2008, dhe zyrtarisht të firmoste me ta në shkurt 2009 për 4 milion . Sukseset e tij me klubin janë fitimi i dy titujve të Bundesligës dhe arritja si finalist në Ligën e Kampioneve 2012–13.

Ai është lojtar i rregullt i kombëtares gjermane që nga 2010, duke e përfaqsuar atë në UEFA Euro 2012 dhe 2014 FIFA Kupën e Botës.

Karriera me klube Redakto

Vitet e hershme Redakto

Hummels është produkt i akademisëBayern Munich, duke i'u bashkuar klubit që në moshën 6 vjeçare. Ai firmosi kontratën e parë si profesionist më 19 dhjetor 2006, deri në 2010. Më 19 maj 2007, në ndeshjen e fundit të sezonit, ai luajti ndeshjen e parë në Bundesligë me skuadrën e parë në fitoren 5–2 në shtëpi kundër Mainz 05, ai hyri në fushën e lojës në minutën e 52 në vend të Martín Demichelis.

Borussia Dortmund Redakto

Më 3 janar 2008, në moshën 19 vjeçare, Hummels u bashkua me Borussia Dortmund në formën e huazimit. Ai bëri debutimin e tij për skuadrën e re më 29 janar në ndeshjen e raundit të dytë të DFB-Pokal kundër SV Werder Bremen.

Gjatë sezonit të parë të plot, ai e vendosi veten titullar në qëndër të mbrojtjes sëbashku me blerjen e re Neven Subotić, por gjithashtu humbi edhe muajt final të sezonit për shkak të një dëmtimi. Më 18 shtator 2008, ai bëri debutimin e tij në Kupën UEFA në humbjen 2–0 në shtëpi kundër Udineses. Në shkurt 2009, ai u ble plotësisht nga klubi për shumën e 4 milion .[3][4]

Në sezonin 2010–11, ai u cilësua si një nga mbrojtësit më të mirë gjerman në Bundesligë. Ai ishte një titullar i pazëvëndësueshëm në qëndër të mbrojtjes sëbashku me Subotić. Ata të dy ndihmuan Dormundin ta mbyllnin sesonin me mbrojtjen më të mirë, me skuadrën që fitoi titullin kampion. Hummels u vlerësua për paraqitjet e mira gjatë sezonit, për ndërhyrjet e tij të sakta, dhe pozicionimin dhe saktësinë. Performancat e tij bënë që ai të thirrej edhe në kombëtaren gjermane. Ai gjithashtu filloi të konsiderohej si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.

Në sezonin 2011–12, falë performancave të tij, ai u konsiderua si një nga lojtarët më të mirë të skuadrës. Dortmund fitoi sërisht titullin kampion me një rekord pikësh 81. Hummels shënoi gol në finalen e DFB-Pokal kundër rivalëve të Bayern Munich në fitoren shkatërrimtare 5–2.[5][6][7] Më 3 qershor 2012, Hummels rinovoi kontratën e tij deri në verën e 2017.[8]

Në sezonin 2012–13, ai ishte një nga dy lojtarët që ishin titullar në qëndër të mbrojtjes të kombëtarja gjermane. Ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 kundër Bayer Leverkusen. Ai shënoi edhe dy gola të tjerë; një gol në DFB-Pokal kundër VfR Aalen dhe një tjetër në Ligën e Kampioneve kundër skuadrës ukrainase të Shakhtar Donetsk. Hummels luajti si titullar në humbjen 2–1 kundër rivalëve të Bayern Munich në finalen e Ligës së Kampioneve.[9]

Hummels e nisi sezonin 2013–14 duke fituar trofe pasi Borussia Dortmund fitoi 4–2 kundër Bayern Munich në Signal Iduna Park për 2013 DFL-Supercup.[10] Më 5 tetor 2013, në derbin kundër Borussia Mönchengladbach ku Dortmund humbi 2–0, Hummels shkaktoi penallti duke marrë kartonin e parë të kuq në karrierë. Më 19 nëntor 2013, gjatë kohës kur ishte me kombëtaren në fitoren 1–0 kundër Anglisë, Hummels përsoi një dëmtim në ligamente gjë që e mbajti jashtë fushave deri në mes të janar 2014. Ai u rikthye në fushë më 31 janar 2014, duke luajtur në fitoren 2–1 jashtë fushe kundër Eintracht Braunschweig. Më 1 mars 2014, ai shënoi golin e parë të sezonit në fitoren 3–0 kundër 1. FC Nürnberg.[11]

Bayern München Redakto

Më 10 maj 2016, u konfirmua se Hummels do të bëhej pjesë e Bayern Munich duke nisur nga 1 korriku 2019, duke firmosur një kontratë pesë-vjeçare.[12] Ai mori fanellën me numrin 5 dhe debutoi më 14 gusht në ndeshjen e DFL-Supercup 2016 kundër ish klubit të tij, në një fitore 2–0 në Signal Iduna Park.[13]

Rikthimi te Borussia Dortmund Redakto

Më 19 qershor 2019, Dortmund arriti një marrëveshje me Bayern Munich për blerjen e Hummels për 37 milion €, duke e rikthyer mbrojtësin pas tre vitesh.[14]

Karriera ndërkombëtare Redakto

 
Hummels në aksion me Gjermaninë

Hummels u thirr nga kombëtarja U–21 për të luajtur në Kampionatin Europian 2009; pasi luajti vetëm disa minuta në katër ndeshjet e para, ai startoi si titullar (bëri performancë të mirë) në finale, në fitoren 4–0 kundër Anglisë.[15]

Hummels u thirr për herë të parë në kombëtarren e parë nga trajneri Joachim Löw dhe bëri debutimin e tij më 13 maj 2010 në miqësoren e fituar me rezultatin 3–0 në Aachen kundër modestëve të Maltës. Ai hyri në minutën e 46 në vend të Serdar Tasci dhe kontriboi në fitoren 3–0 në New Tivoli.[16]

Pavarësisht se bëri debutimin e tij, ai nuk u tirr në Kupën e Botës 2010 që u zhvillua në Afrikën e Jugut. Ai luajti ndeshjen e parë pas mbarimit të Kupës së Botës më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore kundër Suedisë, ku Hummels luajti 90 minuta.[17] Ai luajti edhe tre ndeshje miqësore para fillimit të UEFA Euro 2012. Ai shënoi golin e parë me kombëtaren në humbjen 5–3 kundër Zvicrës.

Hummels ishte një nga 23 lojtarët e thirrur nga trajneri Löw për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai ishte në formacionin startues në ndeshjen debutuese të Gjermanisë kundër Portugalisë që u mbyll me fitoren e gjermanëve 1–0. Ai luajti në të gjitha ndeshjet e Gjermanisë në Euro 2012 duke koleksionuar plot 450 minuta sëbashku me shokët e skuadrës Philipp Lahm, Sami Khedira, Bastian Schweinsteiger, Holger Badstuber, dhe Manuel Neuer.

Pas performancave të mira me klubin, ai u vendosi veten titullar sëbashku me Per Mertesacker në qëndrën e mbrojtjes së Gjermanisë. Ai shënoi edhe golin e dytë me kombëtaren në miqësoren kundër ItalisëSan Siro që u mbyll në barazimin 1–1.[18]

Hummels ishte në listën paraprake të 30 lojtarëve të thirrur nga Löw për të luajtur në 2014 Kupën e Botës[19] dhe sigurisht në listën prej 23 lojtarëve që do të udhëtonin në Brazil për të përfaqsuar Gjermaninë.[20] Në ndeshjen debutuese të Gjermanisë në Grupin G kundër Portugalisë, Hummels shënoi golin e dytë të skuadrës së tij duke kontribuar në fitoren shkatërrimtare 4–0, pas kësaj ai u zëvendësua në minutën e 73 me Shkodran Mustafin për shkak të një dëmtimi të vogël.[21] Pasi mungoi në ndeshjen e raundit të 16 ku Gjermania mposhti Algjerinë 2–1 pas kohës shtesë, Hummels u rikthye më 4 korrik dhe shënoi golin e fitores në ndeshjen çerek–finale kundër Francës për t'i dhënë fitoren skuadrës 1–0 në Estádio do Maracanã.[22] Hummels luajti 90 minuta në fitoren shkatërrimtare 7–1 kundër vendasve të Brazilit, duke eleminuar favoritët nga kompedicioni.[23] Në finale, ai luajti gjatë gjithë ndeshjes duke kontribuar në fitoren 1–0 kundër Argjentinës në finale pas kohës shtesë.[24]

Jeta personale Redakto

Hummels ka lindur në Bergisch Gladbach, North Rhine-Westphalia. Babai i tij, Hermann Hummels, ka qënë futbollist profesionist dhe trajner. Ai punonte si kordinator i të rinjëve te Bayern Munich deri kur u zëvendësua nga Stephan Beckenbauer, djali i Franz Beckenbauer, më 30 mars 2012.[25] Vëllai i tij i vogël Jonas është gjithashtu një futbollist, i cili aktualisht luan me SpVgg Unterhaching.

E dashura e tij, Cathy Fischer, u shpall si femra më e bukur gjermane e vitit 2013.[26]

Statistikat Redakto

Klubet Redakto

Redaktuar më 20 maj 2014

Performanca Liga Kupa Kupa e Ligës Kontinenti Tjetër Total Ref.
Klubi Liga Sezoni Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Gjermania Liga DFB-Pokal DFB-Ligapokal Europa Tjetër Total
Bayern Munich II Regionalliga Süd 2005–06 1 0 1 0 [27]
2006–07 31 2 31 2 [28]
Bayern Munich Bundesliga 2006–07 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0 [28][29]
2007–08 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 [30]
Bayern Munich II Regionalliga Süd 2007–08 10 3 10 3 [30]
Bayern Munich total 1 0 0 0 1 0 0 0 2 0
Bayern Munich II total 42 5 42 5
Borussia Dortmund Bundesliga 2007–08 13 0 3 0 16 0 [30]
2008–09 12 1 1 0 1 0 14 1 [31]
2009–10 30 5 3 0 33 5 [32]
2010–11 32 5 2 0 8 1 42 6 [33]
2011–12 33 1 6 1 6 1 1 0 46 3 [34][35]
2012–13 28 1 2 1 11 1 1 0 42 3 [36][37]
2013–14 23 2 4 0 6 0 1 0 34 2 [38][39]
Borussia Dortmund total 171 15 21 2 32 3 3 0 227 20
Karriera në total 214 20 21 2 1 0 32 3 3 0 271 25

Kombëtarja Redakto

Redaktuar më 20 qershor 2014

Kombëtarja Gjermane
Viti Ndeshje Gola
2010 2 0
2011 10 0
2012 11 1
2013 5 1
2014 3 1
Total 31 3

Golat me kombëtaren Redakto

Lista e Golave dhe rezultateve me kombëtaren gjermane:
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1. 26 maj 2012 St. Jakob-Park, Basel, Zvicër   Zvicra 1–2 3–5 Ndeshje Miqësore
2. 15 nëntor 2013 San Siro, Milan, Itali   Italia 1–0 1–1 Ndeshje Miqësore
3. 16 qershor 2014 Itaipava Arena Fonte Nova, Salvador, Brazil   Portugalia 2–0 4–0 2014 FIFA Kupa e Botës
4. 4 korrik 2014 Estádio do Maracanã, Rio de Janeiro, Brazil   Franca 1–0 1–0 2014 FIFA Kupa e Botës

Trofe Redakto

 
Hummels (i dyti djathtas) duke festuar fitimin e titullit të Bundesligës me shokët e Borussia Dortmund2011

Klubi Redakto

Borussia Dortmund

Kombëtarja Redakto

Gjermania

Personale Redakto

ESM Skuadra e Vitit: 2010–11, 2011–12

Referime Redakto

  1. ^ "Mats Julian Hummels". ESPN FC. Marrë më 17 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Mats Hummels". Borussia Dortmund (në gjermanisht). Marrë më 13 prill 2013.
  3. ^ "Hummels to Dortmund: Former FCB youth makes loan move permanent". Bayern Munich. 6 shkurt 2009. Marrë më 6 shkurt 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Borussia Dortmund sign Mats Hummels". Imscouting.com. 19 qershor 2012. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2013. Marrë më 8 shkurt 2009. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Lewandowski hat-trick secures domestic double for Jurgen Klopp's men". Goal.com. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2013. Marrë më 11 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Bayern Munich shaken to the core by Borussia Dortmund humiliation". Guardian. 12 maj 2012. Marrë më 11 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Borussia Dortmund 5-2 Bayern Munich". ESPN. 12 maj 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 nëntor 2012. Marrë më 11 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ Coerts, Stefan (3 qershor 2012). "Hummels signs new Dortmund deal until 2017". goal.com. Marrë më 4 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Borussia Dortmund 1–2 Bayern Munich". BBC. 25 maj 2013. Marrë më 5 qershor 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Dortmund prevail over Bayern in Supercup thriller". bundesliga.com. 27 korrik 2013. Arkivuar nga origjinali më 6 nëntor 2013. Marrë më 19 gusht 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "Borussia Dortmund vs. Nürnberg 3 – 0" (në anglisht). Soccerway. 1 mars 2014. Marrë më 19 gusht 2019.
  12. ^ "Shpërthen Bayern; blen Hummels e Renato Sanches". Top-Channel.tv. 10 maj 2016. Marrë më 19 gusht 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ "Ancelotti e nis me trofe aventurën te Bayern Munich (Video)". Gazeta Express. 14 gusht 2016. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2019. Marrë më 19 gusht 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "Zyrtare: Hummels rikthehet te Dortmundi". Telegrafi.com. 19 qershor 2019. Marrë më 19 gusht 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Germany claim first Under-21 crown". UEFA.com. 29 qershor 2009. Arkivuar nga origjinali më 13 janar 2016. Marrë më 19 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Cacau, Aogo und Großkreutz als Lichtblicke". Fussballdaten.de. 13 maj 2010. Marrë më 20 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Löw nominiert BVB-Quartett". Kicker.de. 10 nëntor 2010. Marrë më 20 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "International friendly: Italy and Germany draw 1-1 in Milan". Skysport.com. 15 nëntor 2013. Marrë më 20 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Gjermania zbulon listën paraprake të skuadrës për Botërorin". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 16 maj 2014. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Mustafi jashtë Gjermanisë, nuk shkon në Brazil". Panorama Sport. Marrë më 9 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  21. ^ "Gjermania e frikshme, Myler leksion për CR7". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 20 qershor 2014. Marrë më 18 qershor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Gjermania likuidon francezët". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 8 korrik 2014. Marrë më 5 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Gjermania në "qiellin e shtatë", ç'poshtërim për Brazilin!". Panorama Sport. Marrë më 9 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  24. ^ "Triumfon Gjermania, është kampione Bote". Panorama Sport. Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2014. Marrë më 14 korrik 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "Bayern Munich sack Mats Hummels' father". Goal.com. 30 mars 2012. Marrë më 7 qershor 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Mats Hummels' girlfriend voted WAG of the Year in Germany". inside World Soccer. Marrë më 28 maj 2013. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  27. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  28. ^ a b Gabim Lua: PCRE backtrack limit reached while matching pattern '^%s*(.-)%s*$'.
  29. ^ "Mats Hummels". Fussballdaten.de. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  30. ^ a b c "Mats Hummels". Fussballdaten.de. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  31. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  32. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  33. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  34. ^ "Fährmann bringt BVB zur Verzweiflung". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  35. ^ "Fährmann bringt BVB zur Verzweiflung". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  36. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  37. ^ "Die Bayern holen den ersten Titel der Saison". kicker. 12 gusht 2012. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  38. ^ "Hummels, Mats". kicker. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  39. ^ "Reus eröffnet und beendet den Torreigen". kicker. 27 korrik 2013. Marrë më 18 mars 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme Redakto