Me peshkatarët tanë
"Me peshkatarët tanë" është një film dokumentar shqiptar. Prodhuar në vitin 1962 nga Kinostudio "Shqipëria e re". Përshkrimi: Fillon me panoramë të lindjes së diellit. Rrjedhje uji mbi shkëmb. Pamje të bukura të liqeneve të Lurës. Pamje e Linit, Pogradec. Peshkatarët e Linit duke zënë peshk. Duken peshqit në ujë. Pamje e bukur e liqenit të Shkodrës dhe kalaja e Rozafatit. Krijimi i dajlaneve në liqen. Peshkatarët me rrjeta zënë peshq. Pamje e Shirokës, gra shkodrane në rrugë. Familje peshkatarësh. Që të shkojë mbarë peshkimi, varkën e shtyn djali. Në mbrëmje peshkatarët ndezin zjarre dhe e pjekin peshkun në skarë. 221.90m.
Pamje e bukur deti. Barka e studimit të thellë detar. Ekografi bën studimin e zonave të peshkimit. Kjo barkë është pajisur në mënyrë moderne me të gjithë pajisjet e nevojshme. Mbrëmje në bregdet, duket dielli që perëndon. Fillon peshkimi natën me elektrolinjë. Peshqit e vegjël grumbullohen pranë dritës dhe në mëngjes sapo zbardh, peshkatarët mbledhin rrjetën plot me peshq sardele. Në barkë peshkatarët bëjnë banjë dhe hanë drekë. 196.90m.
Redaktor: Ismail Balla
Operator: Jani Nano
Bashkëpunëtorë: Ismail Balla, Xhevat Behri, Haxhi Dersha
Shënime: Dokumentar mbi peshkatarët tanë.
Regjia: Nuredin Çabej
Skenari: Ndoc Rakaj, Nuredin Cabej
Muzika: -
Prodhuar: Kinostudio "Shqipëria e re"
Viti: 1962
Kohëzgjatja: 15 min