Mejreme Zeqiri-Berisha lindi në Gjilan me 4 dhjetor të vitit 1960. Shkollën fillore e kreu në Gjilan si dhe të mesmen, ku u dallua në grupin e recitatorëve. Si recitatore e dalluar është shpërblyer shumë herë. Teatri i qytetit të Gjilanit e angazhoi që në moshën 16 vjeçare për të interpretuar role të ndryshme, dhe prej atëherë nuk u nda nga teatri, ku edhe sot punon si aktore profesioniste. Në vitin 1986 kreu edhe Shkollën e Lartë Pedagogjike-degën gjuhë dhe letërsi shqipe, po në Gjilan. Aktualisht është aktorja më e vjetër në Teatrin Kombëtar të Gjilanit dhe konsiderohet Primadona e Gjilanit.

Aktrimin e filloi me rolin e Melihasë në dramën e Minush Jeros “Dasmë në luftë”, pastaj rolin e Ollgës në “Banesën e përbashkët”, Lezja në “Kryet e Hudrës” të Kristë Berishës e kështu me radhe. Mejremja arriti sukses të dukshëm me monodramën “Vdekja e një mbretëreshe” të Rexhep Qosjës, rol ky që i solli edhe shpërblime. Ajo deri më tash ka intrpretuar më shumë se 50 role të ndryshme në drama, komedi e shfaqje të ndryshme për fëmijë në skenën e Teatrit të Gjilanit dhe të Ferizajit.

Karriera Redakto

Shfaqjet për të rritur Redakto

  • Miu në xhep,
  • Princi i hijeve,
  • Dasmë pa nuse,
  • Rrëshqitazi,
  • Shtrëngata,
  • Drenusha,
  • Kufij që prekën-Hysen Këqiku,
  • Monserati,
  • Në agoni,
  • Bileta e llotarisë,
  • Familja e shenjtë,
  • Hamleti në L. e poshtme,
  • Vdekja e turpshme,
  • Gjenerali i ushtrisë së vdekur,
  • “Etydë” për Agim Ramadanin,
  • Çertifakata e kurorëzimit,
  • Kush nuk vdes nuk është njeri,
  • Froni-Naser Zymberi,
  • Një natë në hotel,
  • As pare-as njihur,
  • Bunari afër shtëpisë,
  • Miza në vesh,
  • Romeo dhe Zhulieta,
  • Ëndërr apo zhgëndër,
  • Lutjet e përjetësisë-në teatrin e Ferizajit,
  • Mos e prek,
  • Ligatina,
  • Gomari diverzant,
  • Mysafiri i mallkuar, e të tjera.

Shfaqjet për fëmijë Redakto

  • Magjistari nga Oksa,
  • Moza dhe problemi 36,
  • Si filloi lufta e majmunit me krokodilin,
  • Picrraku,
  • Cilindri magjik,
  • Shtëpia prej bore-me kukulla, e të tjera.

Shih edhe Redakto

Lidhje të jashtme Redakto