Mekami, melodi turke është një roman i shkurtër i shkrimtarit Kasëm Trebeshina shkruar më 1978 dhe botuar nga shtëpia botuese Buzuku, Prishtinë, 1994.[1][2] Është romani i vetëm i letërsisë bashkëkohore shqiptare që trajton pozitivisht pushtimin osman dhe në mënyrë negative figurën e Skënderbeut.[3] Romani i kushtohet «paraardhësve të autorit, kalorësve turq Durasit dhe Balit nga Saruhani,[4] të cilët u vendosën në Shqipëri në vitin 1417 gjatë kohës së sulltan Mehmetit I.»

Mekami, melodi turke
AutorKasëm Trebeshina
IlustruesFaik Krasniqi
ShtetiRepublika Federale e Jugosllavisë
Gjuhashqip
BotoiBuzuku
Faqe103

Përmbajtja Redakto

Ngjarjet e librit fillojnë me prishjen e një mekami në vitet '60 në një fshat të Shqipërisë. Ku dhe shfaqet fantazma e një turku "trim dhe fisnik" që rrëfen historinë e Mekamit dhe fitoren e turqve në Betejën e Beratit me të cilën ai është krenar. Turqit përshkruhen pozitivisht, duke ua vënë në pah virtytet dhe fitoret e tyre, paraqiten si fisnikë dhe paqësorë në paqe dhe trima në luftë ndaj shqiptarëve të fëlliqur dhe të pabesë. Libri përshkohet fund e krye nga një ton fyes dhe frymë përçmuese ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Shqiptarët madje janë aq të ulët sa ua fusin turqve në shtrat vajzat e tyre. Ata paraqiten si tradhtarë dhe humbës që shërbejnë si gjellë për qentë.[5]

Kritika Redakto

Letrare Redakto

Mekami është romani i vetëm i letërsisë bashkëkohore shqiptare që trajton pozitivisht pushtimin osman. Prej këndvështrimit letrar vepra përbën një mospajtim me letërsinë zyrtare socrealiste, që gjente tek shek. XV shembullin për Shqipërinë Socialiste, prej këndvështrimit historik libri shpreh një ide shumë personale të autorit.[3] I cilësuar ndër ballafaqimet më të ashpra të Kasëm Trebeshinës me vetveten, me njeriun dhe me historinë shqiptare,[6] duke iu kundërvënë mitit real-socialist të Skënderbeut si qëndresën më të fortë të popullit shqiptar nga e cila duhet të frymëzoheshin edhe shqiptarët në diktaturë që u "rezistonin të gjitha sulmeve të borgjezëve, revizionistëve dhe social-imperialisteve".[7]

Pranëvënia e dy realiteteve kohore të ndryshme duke iu referuar shtresëzimeve mitike i përket prozës bashkëkohore shqipe, pjesë e asaj epoke zhanrore që autori e quan realizmi simbolik.[6] Ka studjues që romanin e kanë parë si kundërvepër ndaj KështjellësIsmail Kadaresë.[8]

Joletrare Redakto

Kritikë si Nuhi Ismajli e shohin nëntekstin e veprës krahas pikëpamjeve teorike të Hysamedin Ferajt, ngase Trebeshina i paraqet shqiptarët si "të egër, barbarë, mizorë, kriminelë, spiunë (spiunë të dyfishtë), armiqësorë, jotolerantë, anarkistë, të pashpirtë, injorantë, mburravecë, maskarenj, të pacivilizuar, të pangritur, të prapambetur, pa identitet, të pasinqertë, të pabesë, tradhtarë, gënjeshtarë, mashtrues, të pandershëm, të pamoralshëm, gojështhurur, të ngathët (si luftëtarë), frikacakë etj." Vë në dukje se Skënderbeu në vepër dallonte prej shqiptarëve të tjerë vetëm prej faktit që nuk ishte frikacak. Mirëpo prapseprapë Skënderbeu gjithmonë mundej nga turqit, madje edhe prej luftëtarëve më të thjeshtë turq.[9]

Sipas Kadaresë, botimi i këtij romani në Kosovën e kohës së sundimit serb është bërë nën rrethana të dyshimta. Vepra shënon fillimin e fushatës kundër Skënderbeut që shpërtheu pas rënies së komunizmit. Skënderbeu trajtohet si hajdut kuajsh dhe agjent i Italisë.[10] Shqiptarët përgjatë veprës paraqiten si frikacakë që ua ofrojnë gratë dhe vajzat e tyre turqve për t'ua prishur mendjen. Kadare del në përfundimin se e vetmja disidencë e Trebeshinës ka qenë kundër Skënderbeut.[11] Të tjerë e kanë krahasuar me Mein KampfAdolf Hitlerit dhe Veprat e Enver Hoxhës.[12]

Ndërkaq, botuesi i Trebeshinës ka pohuar se për shkak të botimit të "Mekamit" shkrimtari Ismail Kadare e ka etiketuar "tradhtar", gjë që sipas tij nuk e kishte pritur nga ai, mirëpo shprehet se nuk është penduar që e ka botuar Trebeshinën përkundër telasheve që i ka shkaktuar.[13]

Referime Redakto

  1. ^ Kasem Trebeshina, përballë lexuesit imagjinar?!, Mapo, 3 shtator 2016.
  2. ^ Zeneli, Abdullah (9 gusht 2016). "Kur Martin Camaj më propozoi veprën e Trebeshinës". Mapo (Intervistë). Intervistuar nga Violeta Murati.
  3. ^ a b Çali, Edmond (mars 2010). "Il dissenso in Albania durante il periodo comunista". Besa-Fede (në italisht) (218): 8–10.
  4. ^ Trebeshina, Kasëm (2016). Mekami. Prishtinë: Sh.B. Buzuku. fq. 5. ISBN 978-9951-08-218-1.
  5. ^ Bejko, Sadik (2007). Disidentët e rremë. Tiranë: 55. fq. 156–157. ISBN 9789994356195.
  6. ^ a b Maçi, Elsa (nëntor 2014). "Trebeshina si romancier". Global Challenge. Nr. 11. Tiranë. fq. 70–77.{{cite news}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  7. ^ Çali, Edmond (17 nëntor 2010). Intervistuar nga Elsa Demo. "Trebeshina dhe lexuesi i përjashtuar: [letërsia shqiptare e realizmit socialist]". Shekulli (3150): 16–17.
  8. ^ Ymeraj, Ermira; Vata, Rovena. "Letërsia dhe identiteti - Ndërtimi letrar i miteve identitare kombëtare, dekonstruktivizmi letrar modern" (PDF). Kumtesat: Nga konferenca vjetore e shkencës ‘Java e Shkencës 2012’. Prishtinë: 228. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 prill 2021. Marrë më 7 shkurt 2021.
  9. ^ Ismajli, Nuhi (dhjetor 2005). "Skënderbeu sipas pikëpamjeve antishqiptare". trepça.net. Arkivuar nga origjinali më 1 korrik 2019. Marrë më 9 nëntor 2017.
  10. ^ Kadare, Ismail (2012). Mosmarrëveshja : Shqipëria përballë vetvetes (bot. 3). Tiranë: Onufri. fq. 264. ISBN 978-9928-186-54-6.
  11. ^ Kadare 2012, p. 289.
  12. ^ Ndreca, Ardian (7 prill 2012). "Kryeministri me gjak turk ndër vena". gazetamapo.al (në anglisht). Marrë më 9 nëntor 2017.
  13. ^ Zeneli, Abdullah (22 dhjetor 2014). ""Buzuku"-n nuk e krijova për vete". XL Press. Epoka e Re. Arkivuar nga origjinali më 19 gusht 2020. Marrë më 9 nëntor 2017. Botimi i disidencës letrare shqiptare bëri që të hapej kutia e Pandorës. Në këtë kuadër, problemi me Trebeshinën edhe sot vazhdon, por nuk pendohem se më ka shkaktuar jo pak telashe. Nuk e prisja këtë nga Ismail Kadare, e them pa ekuivok. "Mekami" i Trebeshinës qe shkaku të më etiketonte edhe si tradhtar.