Miami Vice është serial televiziv amerikan i prodhuar nga Michael Mann për NBC. Seriali u bë i famshëm për shkak të integrimit dhe përdorimit të madh të muzikës dhe efekteve vizuale për tregimin e një ngjarjeje. Protagonistë të serialit ishin Don Johnson dhe Phillip Michael Thomas të cilët e luanin rolin e dy Metro-Dade police detektivëve që punonin fshehtas në Miami. Seriali pati pesë sezona të cilat u transmetuan në NBC gjatë viteve 1984 - 1989.

Miami Vice
MiamiVice.jpg
GjiniaCrime drama
Krijuar ngaAnthony Yerkovich
LuajnëDon Johnson
Philip Michael Thomas
Michael Talbott
Olivia Brown
Saundra Santiago
Edward James Olmos
John Diehl (S1-3)
Gregory Sierra (S1)
Muzika mbyllëseMiami Vice Theme
KompozitorëtJan Hammer (S1-4)
Tim Truman (S5)
ShtetiShtetet e Bashkuara
Gjuha në prodhimin origjinalAngleze
Nr. i sezoneve5
Nr. i episodeve111
Prodhimi
Prodhuesi kryesorMichael Mann
ProdhuesiJohn Nicolella (S1-2)
Kohëzgjatja48 minuta + 3 epizoda me 96 minuta
Transmetimi
Formati i zëritStereo
Transmetimi i parë28 shtator 1984
Transmetimi origjinal25 janar 1989
Lidhje të jashtme
Faqja e rrjetit

Për dallim nga serialiet standarde "police procedurals", Miami Vice u shtri gjerë në kulturën dhe muzikën New Wave. Miami Vice njihet si seriali televiziv më influencues i të gjitha kohërave. Revista People deklaroi se Miami Vice "ishte seriali i parë që u paraqit si serial i ri dhe ndryshe që kur u shpik televizori me ngjyra". Seriali momentalisht është duke u transmetuar në kanalet Sleuth (Shtetet e Bashkuara), MBC Action (Bota Arabe), Men & Motors (Britania e Madhe), Viasat 4 (Norvegji), dhe TV7 (Bullgari). Në shkurt të vitit 2008, NBC filloi t'i postojë epizodet e Miami Vice online çdo të mërkure, me mundësi shkarkimi me pagesë.

Michael Mann e bëri edhe filmin e bazuar në këtë serial i cili u lansua më 28 korrik 2006.

Shiko edheRedakto

Lidhje të jashtmeRedakto