Midnights (shqip: mesnetët) është albumi i dhjetë në studio nga këngëtarja amerikane Taylor Swift. Albumi u publikua më 21 tetor 2022, nëpërmjet kompanisë Republic Records. Ky album shënon albumin e parë origjinal që nga albumet e saj të vitit 2020, Folklore dhe Evermore. Midnights është një album konceptual mbi mendimet e mesnatës, dhe u shkrua dhe u prodhua nga këngëtarja bashkë me producentin e gjatë të saj, Jack Antonoff.[1]

Midnights
Studio album by
Realizuar21 tetor 2022
Zhanripop
Gjatësia44:02
EtiketaRepublic

Frymëzuar nga "netët pa gjumë" të Swift-it, Midnights përmban tekste rrëfyese, tema të si ankthi, pasiguria, vetëkritika, vetëdija, pagjumësia dhe vetëbesimi. Muzikalisht, albumi eksperimenton me stilet e muzikës elektronike të pop-it. Albumi theu rekorde të mëdha rreth tërë botën, dhe në SHBA ai u bë albumi i parë në histori të listës Billboard të zë të gjitha pozicionet në top 10.[2]

Krijimi dhe publikimi Redakto

Ky është një koleksion muzikor i shkruar në mesnatë, një udhëtim nëpër tmerre dhe ëndrra të ëmbla. Dyshemetë mbi të cilat ecim dhe demonët me të cilët përballemi. Për të gjithë ne që u hodhëm dhe u kthyem dhe vendosëm të mbajmë fenerët tanë të ndezur dhe të kërkojmë - me shpresën se ndoshta kur ora të shënojë dymbëdhjetë... do të takohemi me veten tonë.

— Taylor Swift prezanton albumin në mediat sociale

Pasi luftoi për të drejtat e regjistrimit në gjashtë albumet e para të saj, Swift njoftoi planet për t'i riregjistruar ato, duke lëshuar dy të parat në 2021. Ky i fundit krijoi filmin e shkurtër "All Too Well: The Short Film”, i cili fitoi tre MTV Video Music Awards (2022).

Referime Redakto

  1. ^ Nast, Condé (2022-10-21). "Taylor Swift Releases New Album Midnights: Listen and Read the Full Credits". Pitchfork (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-07.
  2. ^ Caulfield, Keith; Caulfield, Keith (2022-10-30). "Taylor Swift's 'Midnights' Blasts in at No. 1 on Billboard 200 Chart With Biggest Week for an Album in 7 Years". Billboard (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-12-07.