Hape menynë kryesore
Miniaturë persiane e shekullit të 16-të: Ngjitja në qiell e Muhamedit

Isra dhe Mi'raxhi (arab. الإسراء والمعراج‎, al-’Isrā’ wal-Mi‘rāj) janë dy pjesët e Udhëtimit Mbrëmësor që sipas Islamit, Muhammedi ndërmori brenda një nate rreth vitit 621. Është përshkruar si një udhëtim ndo fizik ndo edhe shpirtëror.[1] Një përshkrim i shpejtë i udhëtimit gjendet në suren al-Isra'ëKuran, dhe detaje të tjera vijnë nga hadithet.

Tregimi kumton për një udhëtim kaluar atit të mrekullt Burak drejt "xhamisë më të largët". Tek xhamia, Muhammedi i priu profetëve të tjerë në falje. Më tej u ngjit ndë qiej tek Mi'raxhi ku takoi profetë të ndryshëm në secilin qiell. Pas traditës, muslimanët e identifikuan xhaminë si një vend në botën fizike, Xhamia el-Aksa (më e largëta) në Jeruzalem dhe përkujtimi i këtij udhëtimi përbën një sebep të veçantë në kalendarin islam.

Burimet islameRedakto

Ndodhitë e Isrës dhe Mi'raxhit ceken shkurtimisht në Kuran, detajet e mëtejshme që e përmbushin përshkrimin e rrëfenjën janë lëvruar ndër hadithe nga të thënat e profetit. Nga hadithet, dy ndër më të njohurit janë të Enas ibn Maliqit, i cili ka qenë rinok kohën e udhëtimit të Mi'raxhit. Ibn Abazi është një tjetër burim që sprovon përshkrimin e përgjithshëm të Mi'raxhit; edhe ai ka qenë djalë ri në kohën e këtij udhëtimi.[2]

Në KuranRedakto

Ajeti i parë i sures al-Isra'ë, që është kreu i 17 i Kuranit, e përshkruan shkurtimisht këtë udhëtim. Ka gjithashtu ca të dhëna në suren en-Nexhm, që studjues të caktuar mëtojnë se përshkruan ngjarjen.

Pa të meta është Lartmadhëria e Atij, që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidi Haramit gjer në Mesxhidi Aksa, rrethinën e së cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t'ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtetë Ai është Dëgjuesi dhe Vështruesi i çdo gjëje.[3]

Xhamia el-AksaRedakto

 
Quajtur në Kuran "Mesxhidi al-Aksa", al-Aksa konsiderohet si vendi i tretë më i shenjtë në Islam, pas Mekës dhe Medinës.

Vendi të cilit Kurani i referohet si "Xhamia më e largët" në suren el Isra, historikisht konsiderohet të jetë i njëjti vend ku ndodhet sot xhamia el-Aksa në Kuds.

ReferimetRedakto

  1. ^ Martin, Richard C.; Arjomand, Saïd Amir; Hermansen, Marcia; Tayob, Abdulkader; Davis, Rochelle; Voll, John Obert, red. (December 2, 2003). Encyclopedia of Islam and the Muslim World. Macmillan Reference USA. f. 482.  978-0-02-865603-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Colby, Frederick S. (2008). Narrating Muhammad's Night Journey: Teaching the Development of the Ibn 'Abbas Ascension Discourse. Albany: State University of New York Press.  978-0-7914-7518-8. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Kurani. Përkthyer nga Hafiz Sherif Ahmeti. Lies Stiftung. 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)