Mošovce
Mošovce është katund në Sllovaki qendrore.
Historia
RedaktoShumë objekte historike të prezervuara, janë dëshmi e ekzistences se tij 770 vjeqare. Për herë të parë është përmendur në emër të donacionit të bërë nga monarku ose mbreti Andrew II. Fillimisht Mošovci është përbërë prej dy kolonive. E para, Machyuch, E cila gjendej në pjesën ku sot gjendet Sarý-Rad-i dhe e dyta Terra Moys, e cila ia dha fshatit emrin që sot e mbanë dhe që në ditët e sotme njihet si Vidrmoch. Ky është emri I kolonisë së dytë që do të thotë "Toka e Mojsh-ëve", e cila na lënë të besojmë se I tërë fshati dikur I takonte njëfarë zotëri Mojš-it, emër I cili do të mund të ishte një shkurtesë e përbërjes sllavë, së emrit Mojtech I njëjtë me emrat Vojtech ose Mojmír. Përgjatë historisë emri I fshatit ka kaluar në shumë variante si Mossovych, Mosocz, Mossovecz, villa regia Mayos, Mosocz olim Mays, e deri te emri I tanishëm Mošovce. Emri I pjesës antike të Mošovcit, kolonija e përparshme Chornukov, është ruajtur në formën modune si Čerňakov.
Mošovce në fillim ishte zhvilluar si koloni mbretërore me liri të plotë dhe nga mesi I shek.XIV, si qytet u privilegjua dhe u përfaqësua në kështjellën mbretërore Blatnica. Në vitin 1527, ai ra në duart e familjes Révay, e cila shtypi gjitha privilegjet e qytetit Mošovci për më shumë se 400 vetë.
Në të kaluarën Mošovci ishte qendër e rëndësishme zejtare e regjionit të Turiec. Zejet përjetuan një zhvillim të papritur (të befasishëm) dhe atje ishin rreth 15 punëtori aktive në qytet: këpucëtarë dhe punëtorit më të njohura ishina ato që mbijetuan më së gjati. Mošovci I sotëm mund të karakterizohet si një regjion I rëndësishëm turistik me shumë vende atraktive për vizitorët.
Atraksionet
RedaktoNjëri nga monumentet më të njohura është shtëpia ose kështjella mbretërore (I takon kohës së klasicizmit, stilit Rokoko), nga gjysma e shek.XVIII, me një park të madhë anglez. Atraksionet e tjera në qytet përfshijnë:
- Vendlindjen e Ján Kollár-it
- Kishën (Neo-gotike, katolike) me një altar të cmueshëm të ndërtuar në vendin e kishë së vjetër (Lutheriane) , e ndërtuar në vitin 1784,
- Mauzoleumi, në të cilin tash gjendet muzeu I zejeve
- Serra Art-nouveau
- Pavillon nga viti 1800.
Natyra
RedaktoRrethina e Mošovc-it është vërtëtë unike dhe e veqantë. Një numër I madh I avenyve (hapësirave), hapësirave me gjelbërim (parqeve) dhe rritjeve të natyrës në përgjithësi, krijon një pamje estetike dhe impresive, që ndërlidhet shumë mirë me peizazhin e pyjeve të maleve Veľká Fatra. Kjo pjesë e maleve I takon pjesës më atraktive në Sllovaki. Gur gëlqeror dhe Dollomite, te formave fantastike së bashku me natyrën e bukur aty pranë fusha e Bllatinqkes (Blatnická dolina) dhe fusha e Gaduskës (Gaderská dolina), tërheqin njerëzit nga të gjitha anët e botës.
Kultura dhe tradita
RedaktoMošovce ka dhënë shumë personalitete të rëndësishme. Më të njohurit janë: Frico Kafenda (1883-1963) – kompozitor; Anna Lacková-Zora(1899-1988) shkrimtare; Štefan Krčméry - (1892-1955) - kritik letar, historian dhe poet; Jur Tesák Mošovský - barokut dhe dramaturg; dhe Miloslav Shmidt - themeluesi I zjarrëfikësve vullnetarë në Sllovaki.
Prapë se prapë, me siguri njeriu më I rëndësishëm I lindur në Mošovce është I madhi, poeti sllav, filozofi dhe prifti luterian Ján Kollár (1793-1852), I cili dha ndikim të madh në letërsinë e së paku dy kombeve, me shkrimet e tij poetike (Slavy Dena). Puna e tij është bërë baza dhe motive për patriotët modun dhe aktivistët nacional. Është përkthyer në shumë gjuhë sllave dhe jo sllave.
Lidhje të jashtme
RedaktoGaleria
Redakto-
Kështjella klasicizmit-rokoko - Mošovce
-
Kishën lutheriane - Mošovce
-
Kishën katolike - Mošovce
-
Mauzoleumi, në të cilin tash gjendet muzeu - Mošovce
-
Shqyt - Mošovce
-
Flamur - Mošovce
-
Mošovce
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Mošovce. |