Mora testin është një këngë popullore shqiptare e kënduar nga Nexhmije Pagarusha, që më pas u këndua edhe nga artistë të ndryshme shqiptarë si për shembull Shkurte Fejza, Ilirët, Elina Duni edhe tjerë.

Teksti Redakto

Kënga është në gegërisht mbasi u shkrua në Kosovë në kohën para Kongresit të Drejtshkrimit. Një testë është një kovë që mbushet me ujë.


Mora testin për me mbush' ujë (për të mbushur ujë)
Hasan Aga te kroni kish qëllue

Një krue fort kish turbullue
mora shamin ujin me kullue (për të kulluar ujën)

Shpejtë u nguta në shtëpi me shkue
filloi nëna me më qortue (të më qortojë)

Pse kaq shumë bije je vonue?
Hasan Aga merak është bërë në mue


Në kllapa figurohen format e përshtatur me standardin letrar aktual sipas rregullave të drejtshkrimit të shqipes.

Lidhje të jashtme Redakto