Muhamet Kapllani (Kavajë, 6 korrik 1943) ka qenë profesor, diplomat dhe ministër i shtetit shqiptar.

Muhamet Kapllani
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
22 shkurt – 6 dhjetor, 1991
Paraprirë ngaReiz Malile
Pasuar ngaIlir Boçka
Të dhëna vetjake
U lind më6 korrik 1943
Kavajë, Mbretëria Shqiptare (1943–44)
NënshtetësiaShqiptar
Punësimipedagog, diplomat

Biografia Redakto

U lind më 6 korrik 1943 në Kavajë. Më 1962 - 1966 mbaroi Fakultetin e Gjuhëve Perëndimore, dega gjuhë e letërsi angleze në Universitetin e Pekinit. Më 1966 - 1974 punoi pedagog dhe shef i katedrës së gjuhës angleze në Universitetin e Tiranës. Më 1972 - 1974 qe zëvendësdekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja po në UT.

Më 1974 - 1978 qe sekretar i parë dhe zëvendësambasador i misionit të përhershëm të Shqipërisë në OKB, Nju-Jork. Më 1981 - 1984, shef seksioni[1] dhe zëvendës i drejtorit Sofokli Lazri në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Tiranë.[2] Më 1984 - 1990 zëvendësministër i Punëve të Jashtme, i ngarkuar për organizatat ndërkombëtare. Gjatë vitit 1991, më 22 shkurt deri më 6 dhjetor, pati portofolin e ministrit të Punëve të Jashtme në dy qeveritë Nano dhe atë Bufi.

Më 1995 - 1998 u vendos pranë një fondacioni ndërkombëtar në Uashington. Më 1998 - 2002 punoi lektor në Nju-Jork dhe nga 2002 deri më 2007 qe këshilltar diplomatik i Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu.[1]

Referime Redakto

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 148. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Nenshati, Lorenc (2016). Albtrans "Top Sekret". Tiranë: Botart. fq. 53. ISBN 978-9928-219-23-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)