Muhammed bin Auad bin Laden (Arabisht: محمد بن عوض بن لادن) ishte biznesmenë multi-bilionerë i cili punoi në industrinë e ndërtimtarisë. Ai themeloi Grupin Saudit Binladin dhe u bë kompania më e pasur jo mbretërore saudite. Ai është babai i Osama bin Ladenit.

Jeta Redakto

Muhammed bin Auad bin Laden lindi më 1908 në bregun e Hadhramaut në jug të Jemenit. Gjyshi i tij (i babait) ishte Aboud bin Laden, djali i Ali bin Ladenit. Djali i tij Osama bin Laden ishte themelues i organizatës ushtarake islamiste Al-Kaida.

Të varfër dhe të paarsimuar, Muhamedi emigroi në Tihamah para Luftës së Parë Botërore, fillimisht duke punuar si një portier në Xhide. Në vitin 1930 filloi biznesin e tij të ndërtimit dhe pasi vinte në dijeni të Abdul Aziz Ibn Saudit, monarkut të parë të Arabisë Saudite, ai përfundimisht arriti një sukses të tillë që familja e tij u bë e njohur si "familja më e pasur jo mbretërore në mbretërinë".

Përkundër shoqatave të tij mbretërore dhe pasurisë së madhe, Muhammed bin Ladeni jetonte një jetë relativisht të thjeshtë dhe të devotshme krahasuar me shumë Sauditë të pasur, duke kërkuar që fëmijët e tij të respektojnë një kod të rreptë fetare dhe morale. Në vitet e tij të mëvonshme, rrjeti korporativ i bin Ladenit larmiste aktivitetet e saj përtej ndërtimit, kryesisht në investimet e huaja dhe naftës.

Gratë dhe fëmijët Redakto

Ai kishte gjithsej 56 fëmijë nga 22 gra. Muhamedi kurrë nuk kishte më shumë se katër gra në një kohë - duke ndarë gratë më të vjetra dhe duke u martuar me ato të reja sipas nevojës për të kufizuar numrin e grave të tanishme në katër. Sipas Carmen bin Laden, Muhamedi po planifikonte të martohej me një grua të 23-të natën kur vdiq, dhe po shkonte atje kur avioni i tij u rrëzua.[1] Djali më i njohur i tij është Osama bin Laden, themeluesi famëkeq i al-Kaidës, organizata militante islamiste sunite. Nëna e Osama Bin Ladenit, Hamida al-Attas, lindi dhe u rrit në Siri para se të martohej me Bin Ladenin dhe të shkonte në Arabinë Saudite. Ajo ishte gruaja e 11-të e Muhamedit.

Vdekja Redakto

Muhammedi vdiq më 3 shtator 1967, ai u vra kur aeroplani i tij i kompanisë Beechcrfat u rrëzua kur ishte duke u zbritur në Oom, në jugperëndim të Arabisë Saudite.[2]

Referime Redakto

  1. ^ Bin Laden, Carmen (2005), Inside the Kingdom: My Life in Saudi Arabia, Hachette Book Group, fq. 65–66, ISBN 0-446-61694-X {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ The Bin Ladens – Steve Coll (Penguin, 2008), pp. 118–120.