Mujdin Aliu (15 Janar 197414 Prill 1999) ishte një ushtar shqiptar i cili fitoi përparësi në Luftën e Kosovës. Ai shërbeu në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ku kontributin më të madh e dha në Betejën e Koshares. Ra dëshmorë më 14 Prill 1999 gjatë luftimeve të ashpra me forcat serbo–jugosllave në mbrojtje të kufirit Shqiptaro–Shqiptar.

Mujdin Aliu
Lindur më15 Janar 1974
Poroj, Komuna e Tetovës, ish–Jugosllavia, (sot Maqedonia e Veriut)
Vdekur më14 Prill 1999
Koshare, Komuna e Gjakovës, Kosovë
Në aleancë me Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK)
Vite shërbimi1998 – 1999
GradaUrdhëri Luftëtar i Lirisë "Adem Jashari"
NjësiaBrigada 138 "Agim Ramadani" (Koshare, Kosovë)
Betejat/luftratLufta e Kosovës
ÇmimetUrdhëri Hero i Kosovës (pas vdekjes)

Mujdin Aliu lindi më 15 janar të vitit 1974, në fshatin Poroj të Tetovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Tetovë, në drejtimin teknik të elektros. Për shkak të nevojave ekonomike të familjes, Mujdini nuk vijoi shkollimin e mëtejmë.

Në kohën e shpërthimit të luftës në Kosovë, Mujdin Aliu ishte ndër të parët që nuk u mjaftua vetëm me përkrahje verbale e morale, por bashkë edhe me disa shokë nga trevat e Iliridës iu bashkua radhëve të çlirimtarëve të Kosovës në Zonën Operative të Dukagjinit. Më 20 tetor të vitit 1998, Mujdini u sistemua në Njësitin Special “Skënderbeu”. Ai ishte luftëtar i shquar, i edukuar kombëtarisht, i afërt me shokët dhe kurdoherë në krye të detyrës ushtarake.

Në pranverë të vitit 1999, Mujdini u sistemua në formacionet e Brigadës 138, “Agim Ramadani” të Zonës Operative të Dukagjinit. Duke qenë luftëtar tashmë me përvojë të fituar në frontet e luftës çlirimtare, ai ishte në radhët e para të çlirimtarëve. Qysh në fillim të prillit të atij viti ai ndodhej në vijën e parë të luftimeve në vendin e quajtur “Rrasa e Koshares” ku ndodhej fortifikata e pamposhtur e UÇK-së.

Mujdini dhe luftëtarët e UÇK-së e kapën kulmin e Koshares dhe menjëherë filluan të përforcoheshin. UÇK-ja e mori Majën e Gllavës me përkrahje masive të artilerisë dhe vazhdoi të bombardonte Ushtrinë Jugosllave, gjë që rezultoi që ushtarët serbë të braktisnin pozicionet e tyre. Më 14 prill 1999, forcat serbo–jugosllave filluan një sulm të papritur në Majën e Gllavës. Mujdin Aliu ra dëshmorë atë ditë në mbrojtje të kufirit. Trupi i dëshmorit Mujdin Aliu u varros në vendlindjen e tij, në fshatin Poroj, ku bashkëluftëtarët ia kanë ngritur bustin e krenarisë kombëtare.

Trashëgimi Redakto

Mujdin Aliu konsiderohet me një vlerësim të lartë nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK).[1] Duke konsideruar një HERO i cili vdiq për lirinë e shqiptarëve të Kosovës.[2] Në luftën e vitit 2001 në Maqedoni Brigada e 112-të e UÇK-së, e cila luftonte në qytetin e Tetovës, u emërua Brigada e Mujdin Aliut.[3]

Shiko më shumë Redakto

Burimet Redakto

Referencat Redakto

  1. ^  "Shënohet përvjetori i rënies së heroit Mujdin Aliu". Radio Jehona. 15 Prill 2013. Marrë 2014-09-26.
  2. ^ [1]"Homazhe dëshmorit Mujdin Aliu në fshatin Poroj Arkivuar 26 shtator 2014 tek Archive.today portalb.mk Prill 15, 2015
  3. ^ "USHT, homazhe për dëshmorin Mujdin Aliu" Arkivuar 22 janar 2018 tek Wayback Machine. Universiteti Shtetëror i Tetovës. 15 Prill 2014. Marrë 2014-09-26.