Format përbërëse të multimedias:
Teksti Zëri Fotografia
Animacioni Video Interaktiviteti

Multimedia, (lat.: Multum + Medium) është lloj i medias që përdor forma të shumëta të informimit dhe procesimit të informatave, si tekst, zë, grafikë, video, animacion, interaktivitet, për të informuar ose kënaqur shfrytëzuesin, audiencën.

Multimedia gjithashtu nënkupton edhe përdorimin e mediave elektronike për të ruajtur dhe prezentuar përmbajtje multimediale.

Multimedia është gjë e njejtë sikur media e përzierartet e bukura, por më përfshirëse.

Gjithashtu multimedia nënkupton atë se të dhënat kompjuterike mund të prezentohen përmes zërit, grafikës, fotografisë, videos dhe animacionit përkundër mënyrës tradicionale të prezentimit medial (të tekstit dhe grafikës).

Kategorizimi

Redakto
Llojet e prezentimeve
   
Prezantimi linearë Prezantimi Interaktiv jo linearë

Multimedia në përgjithësi mund të ndahet në multimedia lineare dhe multimedia jo lineare. Përmbajtja multimediale aktive lineare zhvillohet pa ndonjë mbikqyrje kontrolluese për shikuesin, i till është prezentimi kinematografik. Përmbajtja multimadiale jo lineare iu mundëson shfrytëzuesve interaktivitet me mundësi të kontrollimit të rrjedhës së përmbajtjes, siç janë lojërat kompjuterike, ose përmbjtje tjera interaktive kompjuterike për trajnim personal. Përmbajtja jo lineare gjithashtu është e njohur edhe si përmbajtje hipermedia.

Paraqitjet multimediale mund të jenë të ndejtë për drejta ose të ruajtura. Përmbajta multimediale e ruajtur mund të ofroj interaktivitet përmes sistemit vrojtues.

Tiparet

Redakto
Llojet e ruajtjes
   
Ruajtja lokale Emertimi në internet

Prezentimet multimedial mund të shikohen në skenë, projektor, përmes transmetimit ose përmes mjeteve personale për prezentim të mediave. Emetimi i përmbajtjeve multimediale mund të jetë i drejtë për drejtë ose i ruajtur. Emetimet dhe ruajtjet e përmbajtjeve mund të jenë ose analoge ose digjitale. Multimediat digjitale që gjenden në internet mund të shkarkohen ose të luhen drejtë për drejtë pa u shkarkua.

Lojërat dhe simulacionet multimediale mund të përdoren në ambient fizik me efekte speciale, me shfrytëzues të shumtë në rrjetë, ose në mjetin lokal si në kompjuter, konzolë lojërash ose në simulues.

Terminologjia

Redakto

Historia e termit

Redakto

Në vitin 1965 termi Multi-media përdorej për t përshkruar performancën e cila përdorte kombinim të muzikës rok, filmit, ndiçimit eksperimental dhe interpretimit artistik.

Kështu që nga ajo kohë fjala multimedia është interpretuar me kuptime të ndryshme. Në vitet e 70ta termi përdorej për të përshkruar prezentimet që përmbanin paraqitje të slajdeve multi projektore të përsjellura me zë. Kështu në vitet e 90' termi e mori kuptimin e tij të sotëm.

Përdorimi i fjalës dhe konteksti

Redakto

Pasiqë multimedia është shumësi i medias, fjala multimedia është tërësi e fjalës "multi" që nënkupton një sërë tërësish të një forme të medias, shembull është koleksionimi i audio CD-ve. Ky është shkaku përse "multimedia" përdoret ekskluzivisht për të përshkruar format e shumta të medias.

Përmbajtja statike sikur është libri mund të konsiderohet përmbajtje multimediale nëse përmban edhe tekst edhe fotografi, ose mund të konsiderohet multimedia interaktive nëse shfrytëzuesi merr pjesë duke shfletuar faqet. Librat gjithashtu mund të konsiderohen përmbajtje jo lineare multimediale nëse faqet janë të lidhura pa rend.

Përdorimi

Redakto
 
VVO Multimedia-Terminal në Dresden WTC (Gjermani)
 
Prezentim duke përdorur programin kompjuterik Powerpoint.
 
Realiteti virtual përdor përmbajtje multmediale.

Multimedia përdoret në sfera të ndyshme të jetës dhe veprimtarisë së njeriut siç janë: reklamimi, arti, edukimi, zbavitja, inxhinieria, mjekësia, matematika, biznesi, kërkmet shkencore dhe të menduarit vizual.

Përdorimi komercial
Redakto

Në sferën komerciale multimedia në kohën tonë përdoret shumë në sferën e marketingut, posaçërisht në degën e reklamimit. Prezentimet e ndryshme emocionale dhe "të përkryera" përdoren për të fokusuar mendjen e konsumatorit tek prodhuesit e ndryshëm të cilët përdorin përmbajtjet multimediale për prezentimin e reklamave të tyre. Gjithashtu edhe prezentimet në formën biznesi ndaj biznesit ( B2B) krijohen në mjete multimediale në mënyrë që invesuesit të jenë sa më të fokusuar dhe fascinuar në gjendjen diskutuese.

Zbavitja dhe artet e bukura
Redakto

Në kohën tonë multimedia me të madhe shfrytëzohet në industrinë e zbavitjes, posaçërisht për krijimin e efekteve speciale për filma, lojëra kompjuterike dhe animacione. Lojërat multimediale janë shumë të popullarizara të cilat si përmbajtje janë programe kompjuterike të ruajtura në rrjetin e internetit ose në CD mteriale. Edhe disa video lojëra përdorin elemente multimediale.

Aplikacionet multimediale që i mundësojnë shfrytëzuesit që të marrë pjesë aktive në shikimin dhe përdorimin e përmbajtjeve multimediale njihen si multimedia interaktive.

Në art janë artistët multimedial të cilët mund të përziejn teknikat duke përdorur media të ndryshme të cilat në një mënyrë inkorporojnë interaktivitet me shikuesin. Një nga artistët multimedial është Peter Greenaway i cili përzien filmin me operën dhe tëgjitha llojet e medias digjitale. Ne jemi gjithmone prane juve

Edukim

Redakto

Në sferën edukative multimedia përdoret për trajnim dhe edukim të kuadrove të reja. Përmbajtja multimediale i mundëson shfrytëzuesit të shfletoj materiale të shumta dhe të ndryshme prezentuese si tekste, autio, video dhe animacione si dhë të bëj kombinimin e tyre për të lehtësuar të kuptuarit e problemit studimorë.

Industri

Redakto

Në sektorin industrial multmedia përdoret si kanal i prezentimit sa më të qartë të informatave për aksionarët, përfaqësuesit dhe bashkë punëtorët. Gjithashtu duke përdorur përmbajtjet multimediale mund të ndihmohet trajnimi i punëtorëve të rinjë ose kuadrove më profesionale për ngritjen e tyre në shkallë më të larta që këkojnë përgjegjësi më të mëdha.Indusrtia jone gjithmone prane juve

Kërkimet shkencoro-matematike

Redakto

Në matematikë dhe në kërkimet shkencore kryesisht multimedia shfrytëzohet për modelim dhe simulim të situatave dhe detyrave. Shembuj të tillë janë kërkimet kimike ose fizike ku përmes përmbajtjeve multimedialeshpenctarët në kimi mund të shikojnë strukturat molekulare, t'i kombinojnë ato si dhe të studjojnë mundësinë e krijimit të kombinimeve të reja etj. Në studimet matematike multimedia mund të shfrytëzohet për paraqitjen interaktive, grafike dhe me animim të problemeve dhe të dhënave matematike.

Mjekësi

Redakto

Në mjekësi mjekët mund të trajnohen duke shikuar ose duke marrë pjesë në operacione virtuale ose mund të simulojnë se si mund/do të ndyshojë trupi i njeriut gjat infektimit me ndonjë sëmundje duke u shpërndarë viruset dhe bakteriet nëpër trup dhe pastaj të zhvillojnë teknika për mbrojtje.

Të ndryshme

Redakto

Në Evropë ekziston organizata për multimedia European Multimedia Associations Convention (lexo: Juropian Multimedia Asosiejshëns Konvenshën, sq.: Kongresi Shoqërorë Multimedial Evropian, shkurt: (EMMAC)).

Konferencat

Redakto

Ekziston një numër i madh i konferencave multimediale, kurse dy knferencat kryesore shkecore janë:

  • ACM Multimedia dhe
  • IEEE ICME, International Conference on Multimedia & Expo. , shqip: Konferenca Ndërkobëtare në Multimedia dhe Ekspo.

Shih edhe

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto