Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII

Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri, shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII Gjinia: Histori. Autori: Nilo Borgia. Shqipëroi: Mimoza Hysa. Shtëpia botuese: "Naimi". Viti: 2014. Faqet e librit 376. ISBN 978-9928-109-67-5

Nilo Borgia, Murgjit bazilianë të Italisë në Shqipëri. Shënime mbi misionet në Himarë, shek. XVI – XVIII

Koment nga Matteo Mandalà

Merita e parë e veprës së Borgia – s, murg arbëresh nga Hora e Arbëreshëvet (Sicilia), qëndron në faktin se ajo përshkruan një ndër periudhat më të dendura të kulturës mbarëshqiptare, e cila patjetër duhet thelluar e studiuar më tej, duke mbetur një imperativ për historiografinë e sotme shqiptare. Merita e dytë ka të bëjë me kontributin e jashtëzakonshëm të njohurive që jepen nga burimet arkivore dhe dokumentet e shumta që botohen për të parën herë.

Dokumentacioni i përpunuar nga misionarët dhe nga Borgia përbën një burim të rëndësishëm që i lejon historianët dhe studiuesit të rindërtojnë, edhe pse me rezervat që rrjedhin natyrshëm nga dëshmi të tilla, dinamikën e disa zhvillimeve në trevat jugore të Shqipërisë ku më shumë se gjetkë është ndier pesha e konflikteve etnike, sociale dhe fetare.

Nëse Himara e shek. XVIII gëzon privilegjin të jetë përshkruar gjatë periudhës historike të tranzicionit të vështirë kulturor dhe fetar, kjo u detyrohet misionarëve bazilianë që punuan aty, por edhe historianit që disa shekuj më vonë e ringjalli veprën e tyre të jashtëzakonshme.

Shiko edhe këtë Redakto