Muzina

fshat të Shqipëri
(Përcjellë nga Muzinë)

Muzinë është një fshatkomunën Mesopotamrrethin e DelvinësShqipërisë.

Muzina

Gjeografia Redakto

 
Fshati

Nga veriu fshati Muzinë kufizohet me Malin e Gjerë, nga jugu me fshatin Dhrovjanin e Krongjin, nga lindja me Jorgucatin e malin e Stugarës dhe nga perëndimi me fshatin Pecën. Muzina ka këto lagje: Kodra e Madhe, Mesomëhalla (mëhalla e mesit), Shqope.[1]

Toponimet të fshatit Muzinë:[2]

  • Alibera - vendemër.
  • Ara e Papajanit - ara.
  • Arrat e Thanailëve - ara të fisit të Nathanailëve.
  • Bregu i Keq - breg i ashpër, në P.
  • Çorrgë/a - vend.
  • Çorrogjet - pllajë.
  • Drunjëza - vend.
  • Diqan i Doracit.
  • Dhivreto/i - ara në një faqe mali, në V.
  • Faqeshëndëlliu - vend ku ndodhet një gërmadhë kishe, në JP.
  • Gorica e Gjinolës.
  • Gorica e Kaçit - këmbë mali, në VL.
  • Corica e Labit.
  • Gribo/ua - brigje ku ka pasë kopshte të vjetëra, në JP.
  • Gropa e Golemit.
  • Gropa e Kolpololes.
  • Gropa e Theropinës - vend ku buron uji i “Syrit të Kaltërt”, në J.
  • Gropjetoshe - vend ku kanë banuar më parë muzinjotët, me pastaj u vendosën në rrëzë të malit.
  • Gushar’ i Keq.
  • Han i Muzinës - dikur ka qënë një han i madh, në VL.
  • Hidheza e Shkollës.
  • Kallmet - pyll e shkurre, në JP.
  • Kështënjazi - në V.
  • Kodërgjoni - vend mbi “Syrin e Kaltërt”, në J.
  • Kodërmadhja - në V.
  • Kodra e Buxhes - kodër.
  • Kodra e Gjonit - kodër.
  • Koltetë - ara të vjetra, në VL.
  • Krakurat - vend shkëmbor në Mal të Gjerë, në V.
  • Kroi i Plakut - krua, karshi qendrës, te dyqanet, në VL.
  • Kro'i i Zërës - krua ndërmjet kufirit të Muzinës me Pecën. Tregojnë se dikur herët aty Iaheshin e flladiteshin zërat.
  • Krongji - kodër e lartë, në P.
  • Kronjeza.
  • Lepusha e Cepos.
  • Lëmënjat - lëmënjë të vjetër, në P.
  • Lika - vend, në P.
  • Lumi i Lulates.
  • Manalatet - në P.
  • Manastiri i Shëndëlliut.
  • Melqinjeza.
  • Mërzimi i Budos.
  • Mokrrat e Dumanit.
  • Palosad/i - vend ku dikur ka pasur vreshta, në V.
  • Pellg/u - vend lagështirë, në P.
  • Përroi i Dervenit - përrua.
  • Përroi i Kitos - përrua.
  • Përroi i Kroit - përrua, në P.
  • Përroi i Lekëreçit - përrua.
  • Përroi i Males - përrua, në P.
  • Përroi i Mokos - përrua.
  • Përroi i Shqopës - përrua, në afërsi të qendrës.
  • Pjekë/a - vend afër qendrës.
  • Pllajat e Mëdha - pllaja, në P.
  • Pllajerat e Vogëla - pranë qendrës, në P.
  • Prapashtëpia - në P.
  • Qaf’ e Kostarit - qafë matanë Muzinës që kalon për në Kostar.
  • Qershi e Baxhes - në P.
  • Qershi e Rroshes - faqe në Malin e Gjërë, në V.
 
Syri i Kaltër
  • Qiparizi e Klishës - afër qendrës.
  • Qisha e Shënmëhillit - rrënojë kishe në faqen e Malit të Gjërë.
  • Qisha e Shënmërisë - kishe, në J.
  • Qisha e Shëntriadhës - kishë në qendër të fshatit.
  • Qisha e Shënthanasit - kishë e Iashtë.
  • Radhojtë - brez shkëmbor, në L.
  • Rrepet e Kodrës - pranë qendrës.
  • Siri i Kaltërt - burimi i Bistricës, në P.
  • Shaf/i - vreshta e kopshte me ullinj, në J.
  • Shegezë/a - vend që dikur ka pasur shegë, në VL.
  • Sheshezë/a - vend shesh, në VL.
  • Sheshi i Valles - vend shesh. Aty për çdo vit, më 27 mars, ditën vangjelizmoit, ditë e kremte kjo e pranverës, gjëmonte dhe tundej vendi nga këngët dhe vallet e kësaj feste të lashtë popullore. U binin fortë këmborëve dhe zileve që të largoheshin bubat dhe gjarpërinjtë nga ai vend. Një ditë të kremte në mes të qershorit, aty ndiznin zjarret dhe kapërcenin flakën që kështu të digjeshin pleshtat e morrat që sillte vera. Aty zhvilloheshin dhe lojra të tjera.
  • Sheshmemushet.
  • Sheshtuh - vend mbi “Syrin e Kaltërt” ku ka pasur pyje e vreshta, në P.
 
Syri i Kaltër
  • Shkalla e Dhrovjanit – shkallë shkëmbore, në J.
  • Shkëmbi i Bletës - shkëmb që dikur ka pasë bletë.
  • Shtalpëza.
  • Shtrunga e Gjin Vacit - shtrugë e lashtë.
  • Shtrroreza - vend shtrojere në malin e Strugarës, në L.
  • Shullëri.
  • Theropinë/a (sot Syri i Kaltërt) - në JP.
  • Udha e Kllongjërit - udhë që të çon në manastirin e Shëndëllisë.
  • Uji i Zogut.
  • Ulliri i Gjikëlës (i të shoqes e gjikës) - ulli.
  • Varoshi - në P.
  • Vështmadhi -vesht i vjetër, në P.
  • Vodëla - vend i mbjellë me qershi në faqe mali, në VL.
  • Vreshti i Naçajt.
  • Vreshti i Xhavellës.
  • Xarallimat - vend shkitë, bokërrimë.
  • Xhaxhua.

Demografia Redakto

Familjet në fshatin Muzinë:[3]

Çiko, Dede, Dardeli, Diamanti, Dumani, Gabici, Gogo, Gjika, Gjino, Koça, Kongo, Konomi, Kotori (Jorgji Kotori, fis i shpërngulur në Greqi), Kroti, Kumbe, Lako, Lula, Maneli, Moko, Mitrojorgji, Murxhi, Naçi, Nathanaili, Nika, Prifti (Naç Prifti, sot Papa), Rumano, Vathi (fis i ardhur nga Hormova), Verli, Xhuhani.



Shih edhe Redakto


Burimet Redakto

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 441.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 442-444. Treguan: 1) Nasho Nathanaili, me arsim të lartë, nga Muzina. 2) Jorgo Kristo Konomi, dtl. 1933, me arsim të mesëm, nga Muzina. Sarandë, gusht, 1994.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 441.