Naser Ademi (2 Tetor 196529 Korrik 2001)
lindi në NegotinëGostivarit nga një familje bujare dhe atëdhetare. Shkollimin fillor e kreu në Negotinë të Gostivarit dhe dy vjetë të shkollës së mesme, gjegjësisht gjimnazin e kreu në Negotinë pastaj tregëtaren në Tetovë. Tek Naseri qysh si fëmijë vëreheshin ndjenjat patriotike, ndërsa ndarja e shtetit Shqiptarë në disa shtete ballkanike e mundonte shumë.

Vitet 1981-1984 ishin vite të rënda për popullin shqiptarë prandaj Naseri e braktis vendlindjen dhe shkoi tek babai i tij që gjendej në qytezën e Borovës afër Vukovarit në Kroaci. Vitet e 90-ta lufta në Kroaci Naserin e zuri në Vukovar, Naseri i etur për hakmarrje ndaj armikut shekullor serbosllav i cili vite me radhë sundonte popullin Shqiptarë, ai ndër të parët bashkë me kryetarin e atëhershëm të Vukovarit organizon mbrojtjen e Vukovarit.

Me fillimin e luftës heroike të UÇK-së në Kosovë (Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës) Naseri i përgjigjet thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së ku në pranverë të vitit 1999 u radhit në radhët e çlirimtarëve bashkë me shokët e idealit. Fati i tij deshti që Naseri të merr pjesë në Betejën e Koshares ku thyhet kufiri Shqiptaro–Shqiptarë si ushtarë i Brigadës 138 “Agim Ramadani” nën udhëheqjen e komandantëve Fadil Hadërgjonaj dhe Rrustem Berisha. Në këtë luftë Naseri mbante pseudonimin e luftës “NASER GOSTIVARI”

Erdhi koha kur filloi një luftë për çlirimin e trojeve shqiptare në Maqedoni ku Naserin e gjeti në këmbë e sypatrembur që edhe kësaj here iu përgjigj thirrjes së Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, bashkë me shumë luftëtarë tjerë anembanë trojeve Shqiptare. Kësaj radhe pati nderin të jetë si ushtarë i komandantit kolonel TAHIR SINANI në brigadën 116 “Tahir Sinani” me shkathtësinë e tij luftarake Naseri hetohet nga komandanti, i cili i jep gradën ushtarake TOGER. Më 29 korrik 2001 në Malin Korab në vendin e quajtur "Zabeli i Kukulit", në krye të detyrës ranë heroikisht: Naser Ademi, Komandant Tahir Sinani, Hyrë Emini, Brahim Ademi dhe Hisa Fazliu.

Filmi Dokumentar për Naser Ademin "Një jetë për liri"