Nekropoli tumular i Ponoshecit

monument kulture në Kosovë

Nekropoli tumular i Ponoshecit është një monument i trashëgimisë kulturore në Ponoshec, Gjakovë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Nekropoli tumular i Ponoshecit
LlojiArkeologjike
VendndodhjaPonoshec, Gjakovë, Kosovë
NdërtuarParahistori
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës3599

Historiku Redakto

Nekropoli tumular i Ponoshecit ndodhet në parcelat e tokave të njohur me toponimin lokal si Arëza, fare pranë përroit Labenicë. Kjo varrezë me tumula, është e grupuar në pesë tuma të evidentuara deri tani dhe shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 5-6 ha. Tumat në përgjithësi kanë përmasa prej 12 deri në 18 m, ndërsa lartësia e tyre e ruajtur shkon deri në një metër. Gërmimet arkeologjike me karakter shpëtimi të zhvilluara gjatë vitit 2011 rezultuan me një koleksion të larmishëm të gjetjeve të luajtshme dhe të tipareve arkeologjike karakteristike për tumat Ilire. Rezultatet hodhën dritë mbi kronologjinë dhe kulturën materiale duke përcaktuar shtrirjen kohore që nga periudha e bronzit por me një theks të veçantë intensiteti më i madh i përdorimit dhe ripërdorimit të këtyre kodër varreve ndërlidhet me epokën e hekurit të shekujve XII-X p.e.s. si dhe fundit të kësaj kohe gjatë shekujve VI-IV p.e.s., që njihet dhe si lashtësia dardane.[2] [3]

Shih edhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Archaeological Guide of Kosova" (PDF) (në anglisht). Archaeological Institute and Ministry of Culture, Youth and Sports. fq. 46. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 17 prill 2019. Marrë më 19 shtator 2020.
  3. ^ "Nekropoli tumular i Ponoshecit (Gjakovë)". Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës (në anglisht dhe shqip). Arkivuar nga origjinali më 8 janar 2020. Marrë më 19 shtator 2020.

Lidhje të jashtme Redakto