Nexhmije Zaimi lindi në vitin 1917Libohovë. Babai i saj kishte qenë një zyrtar larte në qeverisnë Osmane. Nexhmija kishte një motër Hanifen dhe dy vëllëzer Mehmetin dhe Hiqmetin. Ky i fundit vdiq shumë herët, nga një slmundje e mushkërive. Pos në Libohovë, Nexhmija jetoi edhe në Tiranë. Këtu bashkë më vëllaun Mehmetin ka ndjekur një shkollë amerikane të Kishës Protestane (Presbyterian). Ishte njëra ndër 6 vajzat shqiptare që atëherë vazhduan shkollimin e mesëm. Vazhdimi i kësaj shkolle ishte në kundërshtim me orientimet fetare të familjes, por Nexhmija në moshën 13-14 vjeçare e hodhi edhe shaminë (peçënë) që deshën familja t’ia venë në kokë. Në moshën 16 vjeçare Nexhnijen e martuan, por kjo martesë nuk qe e suksesshme, sepse ajo nuk jetoi kurr me këtë burrë të moshuar. Pas vdekjës së nënës, Sherifes, Nexhmijës me ndihmën e Jesse Munges, protestane, qe e kishte njohur nga shkollimi, iu mundësua shkuarja në SHBA në vitin 1937.

Në univeristetin Wellesleu, pasi përvetësoi gjuhën angleze filloi studimet me sukses te madh. Gjatë kësaj kohe botoi librin “Bija e shqiponjës”. Pas kësaj, ajo në univeristetin e Kolumbias u diplomua edhe për gazetari. U martua me administruesin e hoteleve Henry M.Margolis. Bashkëjetesa ishte e shkurtër, por nga kjo martesë në vitin 1943 i lindi djali Erik Skënderbeg Margolis, tash gazetar i njohur në Amerikë.

Pas Luftës së Dytë Botërore Nexhmija në Itali u ndihmoi shumë refugjatëve në kuadër të Kryqit të Kuq, ku u nderua me mirënjohje të lartë. Nga viti 1950 e deri në vitin 1980, ajo pat role drejtuese në shumë organizata shqiptaro-amerikane. Më e rëndësishmja ishte puna që e bëri në “Vatra”, dhe bashkëpunoi me Abaz Kupin, Fan Nolin, Faik Konicën e të tjerë. Gjatë karierës së saj, ajo u bë emër në median amerikane e sidomos në “Zëri i Amerikës”, CNN,”Evropa e lirë” e në “Office of Strategic Services”.

Gjatëpunës së saj në gazetari ajo bëri intervista me mbretin e Jordanisë Husein, me ate të Egjiptit Naser. Prej vitit 1950 e deri në vitin 1954 Nexhmija viziton dhe shkruan artikuj real për Palestinën, Pakistanin, Jordanin, Libanin, Egjiptin, Sirinë dhe për shtetët tjera arabe. Për këto vende ka shkruar në gazetën “Newark News”. Në vitin 1958 në Gjenevë ajo takohet edhe me mbretin Faruk, me prejardhje shqiptare, të Egjiptit. Punoi shumë, por mjaft e pengoi edhe sëmundja e glaukomas, dhe nuk mundi të përmbledh shkrimet e saj në vëllime të posaçme e as të vazhdoi me botimin e librave.

Prej vitit 1980, kur Nexhmija u vërbua, ajo ndihmonte bashkëatdhetarët me përkthime nëpër gjyqe, por u ndihmoi edhe të tjerëve që kishin nevojë. Vdiq në Santa Barbara të Kalifornisë në moshën 90 vjeçare.

VepratRedakto

Veprat letrare e shkencore:

  • “Bija e shqiponjës”-1937,
  • studimi “Madhësia e inatit arab” 1952

DekorimetRedakto

  • “American Legion”nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës”,
  • “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë”,
  • “Medaljen e Mirënjohjes”,nga presidenti i SHBA-së, Rusvelt.

ReferimeRedakto

  • Gazeta “Panorama”