41°13′N 19°29′E / 41.22°N 19.49°E / 41.22; 19.49

Njësia administrative Paskuqan
Map

Paskuqani është një njësi administrative që i përket Bashkisë Kamëz prej vitit 2015 e në vazhdim. Kufizohet në jug dhe perëndim me Bashkinë Tiranë dhe lumin e Tiranës, në veri me njësinë administrative Bathore, ndërsa në lindje me njësinë administrative Babrru.

Në këtë zonë ndodhen disa institucione arsimore të rëndësishme, si:

Shkolla 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”,

Shkolla 9-vjeçare “Tahir Sinani”,

Shkolla 9-vjeçare “Jashar Hoxha”,

Shkolla e mesme “Isa Boletini”.

Në Paskuqan-Kodër ndodhet Liqeni i Paskuqanit, i cili ka përfituar një sërë investimesh gjatë viteve të fundit, duke u shndërruar në një zonë të frekuentuar për banorët dhe vizitorët.

Paskuqani ka një rol kyç në infrastrukturën automobilistike të Tiranës, pasi nëpër të kalojnë segmentet e Lotit 5 dhe 6 të Unazës së Madhe të Tiranës, që ndihmojnë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut në kryeqytet dhe në vetë zonën e Paskuqanit.

Vitet e fundit ka pasur një bum ndërtimesh, sidomos në sektorin e pallateve, duke reflektuar rritjen e popullsisë dhe zhvillimin urban të zonës.

Relievi i Paskuqanit varion nga 104 metra mbi nivelin e detit në pikat më të ulëta, deri në 217 metra në Kodra e Kuqe, që është pika më e lartë.

Gjatë regjimit komunist, Paskuqani ishte i njohur për tokat e mbjella dhe për peshkimin në liqen. Pas rënies së komunizmit dhe ardhjes së demokracisë, zona përjetoi një transformim të madh, me një rritje të ndjeshme të popullsisë, kryesisht nga shqiptarë të ardhur nga verilindja e Shqipërisë. Aktualisht, Paskuqani ka një popullsi prej rreth 38,000 banorësh dhe besimi fetar mbizotërues është Islami.

Parku i Liqenit të Paskuqanit është kthyer sot në një nga hapësirat më të frekuentuara nga banorët, që e vizitojnë çdo ditë për rekreacion dhe çlodhje.

Vendbanimet

Redakto


Burimet

Redakto

Shiko edhe

Redakto