Nubia
Nubia ishte një krahinë që ndodhej gjatë Nilit ku sot gjendet Sudani verior dhe Egjipti jugor. Nubia ishte me rëndësi për Egjiptin sepse ishte hyrja për tregti me Afrikën. Ishte p. sh. burim i njohur për arin. Njëherë kishte një dinasti nubase në Egjipt (shih Tirhaka te 2 Mbr 19,9). Më 701 princin trashëgimtar Tirhaka (20 vjeçar) e kishte dërguar i vëllai mbreti Shebitku në një mision të dështuar për të pushtuar Judën.
Emri Nubia e ka prejardhjen nga populli nomad që quhej Noba që u shpërngul në këtë territor pas shembjes së mbretërisë së Meroes. Në lashtësi edhe në Bibël ky popull quhej Kush.