Okarina e Runikut
Okarina e Runikut është një instrument muzikor frymor që i takon periudhës neolitike dhe si i tillë paraqet instrumentin më të hershëm muzikor të zbuluar ndonjëherë në Kosovë. Njëkohësisht ai është një artefakt unik arkeologjik jo vetëm për territorin e Kosovës por edhe për gjithë rajonin dhe më gjerë. [1] [2]
Historiku
RedaktoGërmimet arkeologjike në lokalitetin e Runikut, nxorën në dritë shumë eksponate, në mes tjerash edhe një eksponat të vogël dhe shumë të rrallë muzikor, i punuar prej argjile në formën e një ene të dyfishtë. Në bazë të analizave dhe të studimeve arkeologjike, vogla muzikore e zbuluar në Runik të Skenderajit, është një instrument muzikor frymorë autokton. Instrumenti është punuar në periudhën e neolitikut të hershëm (mileniumi VII - VI p.e.s.), dhe i takon të ashtuquajturës Kultura e Starçevës por që mund të quhet edhe Kultura e Runikut. Pasi që për kohën kur është zbuluar ishte një instrumenti muzikor i panjohur, ai u quajt “Okarina”. Ky emërtim lidhet me një vegël të ngjashme muzikore italiane të shekullit XIX që kishte punuar autori, Giuseppe Donati, nga provinca e Bolonjës së Italisë, i cili u bë i njohur me punimet e okarinave frymore me madhësi të ndryshme e që edhe eksponati i zbuluar arkeologjik u emërtua, “Okarina e Runikut.” [3] Në dialektin bolonjez, shprehja okarinë do të thotë: “patë e vogël.” Instrumenti muzikorë “Okarina e Runikut”, zëri i së cilës është i ngjashëm me zërin e butë të flautës, dhe që konsiderohet se është më i lashti në Kosovë por edhe në kontinentin e Evropës. Mirëpo, ne nuk kemi njohuri se si e kanë emërtua vendasit këtë vegël muzikore kaq të rrallë dhe kaq të thjeshtë që ka mundur të përdoret edhe si bilbil lojë për fëmijë në kohën parahistorike, para rreth 7000 mijë vjetësh kur edhe u punua instrumenti. [2] [3]
Përshkrimi
RedaktoKjo vegël muzikore është e vrimuar mirë me një vrimë në pjesën e epërme dhe dy vrima anësh (2+1) me një lartësi prej 8 cm kurse gjerësia e saj është rrethë 5 cm. Dy vrimat që gjenden përanash, kanë një diametër 8 mm, kurse ajo që gjendet në krye është rreth 10 mm. Vegla e zbuluar në Runik dëshmon kulturën e lashtë parahistorike të artit muzikor, aderimin e melodisë, marrëdhëniet e njeriut parahistorik me muzikën që e shoqëroj gjithë jetën e tij deri sot e kësaj dite. [2]
Ky instrument i vegël muzikor, ka një lidhje me veglat e tjera paramuzikore prej balte, ose gërçaku, të përdorura për të nxjerrë efekte tingujsh fishkëllimorë etj. Kjo gjë, gjithashtu, dëshmohet edhe nga autorët antik kur thuhet se Dardanët përdornin në festat dhe gëzimet e tyre veglën e fyellit. [1]
Shih edhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1211. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
{{cite encyclopedia}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 10 - 22. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020.
{{cite web}}
: Mospërputhje stampash kohore te|archive-date=
/|archive-url=
; sugjerohet 4 prill 2019 (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b Dedë Palokaj: Arkeologjia parahistorike në trevën e Dukagjinit, Arkivuar 26 qershor 2016 tek Wayback Machine http//www.drita.info, Vizituar më 13.07.2016.
Lidhje të jashtme
Redakto- Databaza e trashëgimisë kulturore të Kosovës Arkivuar 26 mars 2016 tek Wayback Machine