Oltsen Gripshi

piktor, eseist, estet, kurator, historian dhe kritik arti shqiptar

Oltsen Gripshi ka lindur në vitin 1984 në Peqin, ai ёshtё artist i artit bashkёkohor, eseist, estet, kurator, historian dhe kritik arti shqiptar [1]. Në vitin 2006 ai diplomohet pranë Akademinsë së Arteve të Bukura G.B Cignaroli në Verona të Italisë. Ai edukohet më tej në fushën profesionale dhe akademike. Në 2009, përfundon Master profesional (Post Lauream), pranë Universitetit Shtetëror të Padova-s për estetikë dhe kritik arti, në 2010 përfundon shkollën e specializimit të nivelit të dytë (Laura Doctus) për histori arti dhe disiplinat e spektaklit[2] pranë AAB G.B Cignaroli në Verona. Në vitin 2017 merr titullin Doktor i Shkencave Ph.D. (Philosophiae Doctor) në historinë e artit shqiptar pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA) në Akademinë e Studimeve Albanologjike, Tiranë. Ai është fitues i një numri çmimesh ndërkombëtare. Ph. D. Oltsen Gripshi është Lektor i lëndëve Historia e Artit Antiko-Mesjtar dhe Arkeologjia, si dhe i Historisë së Ekonomisë Shqiptare në Fakultetin e Biznesit, pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Ai gjithashtu mbanë pozicionin e Specialistit për Arsimin, Artin dhe Kulturën, pranë Prefekturës së Qarkut Durrës. Gjithashtu Ph.D. GRIPSHI është autor i dhjetra studimeve dhe konferencave shkencore ndërkombëtare në fushën e historisë së artit, trashëgimisë kulturore dhe pedagogjisë. Ai është historian i artit në ICOM (International Council of Museums) Paris, Francë, kritik arti në Aica (International Association of Art Critics) Paris, Francë, kërkues profesional në Interpret Europe (European Association for Cultural Heritage Interpretation) Këln, Gjermani dhe anëtar i bordit shkencor i Akademisë së Artit, Shkencës, Letrave dhe Revistës “Midita”.

Qasja e tij filozofike-artistike është ajo e gjuhës surreale-konceptuale, duke e konkretizuar atë me mediume të ndryshme si: pikturë në kanavacë, video art, instalacion dhe fotografi. Në vitin 2010, karriera e Gripshit pasurohet me futjen e emrit të tij në Enciklopedinë Italiane të Artit. Ai ka hapur disa ekspozita vetjake si: Galeria Kombëtare e Arteve të Shqipërisë (2016), Qendra për Hapjen dhe Dialog (COD) Kryeministria e Shqipërisë (2017 ), Teatri Kombëtar Shqiptar (2020), Pavijoni në Ministrinë e Kulturës (2021), si dhe në ekspozita të përbashkëta si: Çmimi i Fotografisë Bashkëkohore PH Neutro Gallery, Verona (2010), Beinnale Internazionale dell'Arte Contemporanea di Palermo (2012), Onufri XI International Prize (2015), Koleksioni Ndërkombëtar Imago Mundi (2016), Museo Casa del Mantegna Mantova (2018), Canova Prize Pop Up Space Gallery, New York (2018), Tirana International Self-Portrait Biennale (2019), Asian International Biennale of Bangladesh (2021) , Tirana International Watercolor Biennale (2021). Ai gjithashtu është fitues i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve ndërkombëtare si:

Mirënjohje


2018 Çmimi për kritikën e artit më të realizuar, botuar në Revistën Shkencore “Mirdita” 2018, Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita”, Tiranë, Shqipëri.

2016 Mirënjohje për karrierën “CANALETTO PRIZE 2016, ARTISTIC CAREER AWARD”, në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor Riviera del Brenta, Padova, Itali.

2014 Mirënjohje e lartë Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut “NELSON MANDELA”, në fushën e artit, Leçe, Itali.

2013 Artist i merituar i qytetit Sogliano Cavour 2013, Sogliano Cavour, Itali.

2013-2015 Mjeshtër i merituar i artit dhe antarë nderi në Shoqërinë Kulturore Kombëtare Italiane “Italia in Arte”, Brindizi, Itali.


Çmime ndërkombëtare


2021 Special Award në Tirana International Watercolor Biennale, Muzeu Historik Kombëtar,

2018 Finalist i Çmimit Ndërkombëtar në Artin Bashkëkohor “CANOVA PRIZE 2018”, Pop Up Space Gallery, Manhattan, New York, USA.

2014 Çmimi Special Ndërkombëtar “RAFFAELLO SANZIO 2014”, Brindizi, Itali.

2013 Çmimi Ndërkombëtar “MICHELANGELO D’ORO”, Firence, Itali.

2012 Çmimi Ndërkombëtar “LE LOUVRE”, Paris, Francë.

2012 Çmimi Ndërkombëtar “NETTUNO 2012”, Bari, Itali.

2012 Çmimi Ndërkombëtar në edicionin e VI “TË DREJTAT E NJERIUT, SPARTACUS 2012”, Leçe, Itali.

2010 Çmimi Artist i Merituar në konkursin e vizatimit artistik “IN PUNTA DI MATITA LUOGHI, IMMAGINI, ATMOSFERE, ATTIVITÀ DELLA VENEZIA DI OGGI”, Museo Correr, Venecia, Itali.



Referime Redakto

  1. ^ "Harabel Contemporary Art Archive". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Mundi, Imago (2016). Albania/Knots 163 Contemporary Artists from Albania (bot. I). Itali: Fabrica. fq. 373. Marrë më 25 dhjetor 2017. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)