Oshlaku është rezervat strikt i natyrës në Kosovë i cili karakterizohet me vlera të veçanta floristike, faunistike, fitocenologjike dhe gjeomorfologjike. Në kuadër të biodiversitetit të pasur të florës veçohen lloje të shumta endemo-relikte dhe fitocenozat e rralla të tyre.[1]

Oshlaku
Maja e Oshlakut
Oshlaku is located in Earth
Oshlaku (Earth)
Koordinatat42°11′48″N 20°53′31″E / 42.19667°N 20.89194°E / 42.19667; 20.89194
ShtetiKosova Kosova
KomunaPrizren
Sipërfaqja20 ha
Krijimi1960

Veçoritë

Redakto

Nga llojet drunore, përveç rrobullit, dredhakut dhe hormoqit të pranishme janë: bredhi (Abies alba), arneni (Pinus peuce), shelgu i egër (Salix caprea), etj. Simboli i veçantë i Oshlakut është lloji lokal endemik i vjetërsisë glaciale Achillea alexandri regis, ku me llojin tjetër endemik të Ballkanit qendror Onobrychis scardica, formon bashkësinë specifike Achilleo alexandri regis - Onobrychis scardica.[1]

Nga llojet e tjera të shumta endemike, më të cilët është e pasur zona e Oshlakut veçohen: Heliantema e thinjur (Helianthemum canum), Karafili i sharrit (Dianthus scardicus), Karafili i gurit (Dianthus integer), Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) etj. Zona është e pasur me lloje të shumta të shpendëve dhe gjitarëve: Pulegra e madhe (Tetrao urogallus), Thëllëza e gurit (Alectoris graeca), Pula e pyjeve (Tetrastes bonasia), Dhia e egër (Rupicapra rupicapra), Ariu i murrmë (Ursus arctos), etj.[1]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b c "RAPORT PËR GJENDJEN E NATYRËS 2010 - 2014" (PDF). ammk-rks.net. Prishtinë: MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPESINOR. 2015. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 10 shtator 2016. Marrë më 1 qershor 2016.

Lidhje të jashtme

Redakto
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Oshlaku.