Përdoruesi:Artatopalli 10/Antropogjeneza

Antropogjeneza Redakto

Antropogjeneza është studimi i origjinës njerëzore. Nuk është thjesht një sinonim për evoluimin njerëzor përmes përzgjedhjes natyrore, që është vetëm një pjesë e proceseve të përfshira në origjinën njerëzore. Këtu përfshihen shumë faktorë të tjerë përveç evolucionit biologjik, duke filluar nga ata klimatik, gjeografik, ekologjik, social dhe kulturore. Antropogjeneza, që do të thotë procesi ose pika për t'u bërë njerëzor, quhet edhe homonizim.

Termi “antripogjenezë” është përdorur më 1839 në edicionin Hoper’s Medical Dictionary dhe u përcaktua si "studimi i brezit të njeriut".[1] Termi u popullarizua nga Ernst Heinrich Haeckel (1834-1919), një natyralist dhe zoolog gjerman, në librat e tij novator, Historia Natyrore e Krijimit (Gjerman: Natürliche Schöpfungsgeschicht) (1868) dhe Evolucioni i Njeriut ( Gjermanisht: Anthropogenie) (1874). [2] Haeckel ishte një nga biologët e parë që publikoi mbi evolucionin. Haeckel e përdori termin Anthropogjenezë për t'u referuar në studimin e embriologjisë krahasuese dhe e cilësoi atë si "historinë e evolucionit të njeriut". Megjithatë, termi ndryshoi me kalimin e kohës, dhe i referohej studimit të origjinës njerëzore. [3]

Prejardhja biologjike dhe variabiliteti i llojit njeri Redakto

Sot në planetin tonë jetojnë më tepër se 1.5 milionë lloje të ndryshme të gjallesave, mikroorganizma, bimë dhe shtazë.

Për të kuptuar evolucionin e gjallesave (dhe të njeriut), afrinë evolutive të tyre, përpos provave anatomike, biokimike, fiziologjike, embriologjike, radiologjike, analizës së ADN-së etj., ndihmojnë gjurmët që kanë lënë gjallesat në kohë të ndryshme të zhvillimit të tyre-fosilet.

Në rastin e mihjes së tokës për ndërtimin e objekteve të ndryshme njerëzit kanë hasur në gurë të çuditshëm që kanë pasur formën e shtazëve ose në gurë janë gjetur gjurmët e pjesëve të ndryshme të trupit të bimëve dhe shtazëve. Gjetjet e tilla janë quajtur Petrefakte (lat.petros=shkëm, faktus=lëndë, fakt) ose fosilet për atë se janë gjetur në gropa, mihje (lat.fossa=gropë, mihje).[4]

Bazuar në provat e lartpërmendura është konstatuar se njeriu së bashku me gjysme majmunët, majmunët dhe majmunët antropoid (shimpanze, gorilla) i takon grupit të gjitarëve më të zhvilluar-Primatëve. Njeriu i sotëm dhe majmunët antropoid mendohet se kanë paraardhësin e përbashkët, ata i përkasin familjes Homonoidae. Deri më sot nuk janë gjetur fosile që do të mundësonin rekonstruktimin e pamjes së qenieve, që janë ndarë nga paraardhësi i përbashkët i Primatëve, të cilët kanë jetuar para 7-8 milion viteve, e jo para 20 milion viteve siç është menduar më herët. [4]

Rol vendimtar në ndarjen e paraardhësve të njeriut nga primatët e tjerë e ka pasur kalimi i jetës nga pyjet, në savane me drunjë të rrallë por të pasur me shumë bimë dhe shtazë. Këto bimë dhe shtazë ai i ka përdorur për ushqim. Me kohë shfaqet ecja vertikale e cila i mundësoi atij të përcjellë në largësi më të mëdha hapësirën rreth vetes të mbuluar me bar. Ecja me ekstremitetet e pasme (këmbë) i mundësoi atij lirimin e ekstremiteteve e të përparme-duarve, me të cilat ai mbledhë ushqim, bart fëmijët, prodhon e përdor armët dhe komunikon me (shenja) lëvizje të dorës.[4]

Jeta në grupe dhe shkuarja në gjueti në grupe (puna e përbashkët) e paraardhësve të njeriut, kushtëzoi që të merren vesh në ndërmjet vete anëtarët e grupit. Në fillim ata merreshin vesh me mimikë, lëvizje të duarve, e më vonë zhvillohet edhe të folurit. Puna në grupe ka bërë që të sigurohet mjaft ushqim për të gjithë anëtarët e grupit. Kjo ka ndikuar në zhvillimin e organizmit dhe të trurit, pastaj përkujdesjen ndaj fëmijëve dhe mbijetesën më të madhe të tyre. Shkak i zhvillimit të mëtejmë është përpunimi dhe përdorimi i mjeteve (armëve) të thjeshta. Tre faktorë janë kryesorë që kanë mundësuar njeriut të zhvillohet dhe të dominojë në planetë: ecja vertikale, puna dhe të folurit. Këto veprime njeriu i kryen në sajë të trurit të zhvilluar. Sa për ilustrim po përmendim se masa e trurit të njeriut të rritur sillet rreth 1400 gr. Kurse masa e trurit të gorillës sillet rreth 460 gr.[4]

Paraardhësit e njeriut Redakto

Se si janë dukur qeniet e para që janë ndarë nga Primatët prej të cilave më vonë janë zhvilluar majmunët antropoidë dhe njeriu nuk janë gjetur fosile, për këtë vetëm mund të spekulohet. Por, bazuar në disa të dhëna antropologjike del se disa grupe të paraardhësve të njeriut kanë qenë shumë të ngjashëm me njeriun se sa me cilindo prej primatëve të sotëm (p.sh. shimpanze, gorilla etj.). Pra njeriu dhe majmunët antropoidë kanë paraardhës të përbashkët, por me evolucionin më vonë kanë divergjuar.[4]

Zhvillimi evolutiv i njeriu mund të ndahet në dy faza:

  • Faza para njerëzore ,
  • Faza njerëzore.

Faza para humane – para njerëzore Redakto

Të gjitha fosilet e fazës para njerëzore janë emërtuar si Australopitecus; Janë emërtuar kështu, sepse fosilet e tyre të para janë gjetur në Afrikën Juglindore (lat.Australo-jug, gerq. Pithekos-majmun). Vetë emri tregon se ai ka pasur disa veçori të njeriut. Kanë jetuar para 5-1.5 milion vjetësh në stepat e Afrikës. Karakterizohen me ecje vertikale me ekstremitete të pasme (me këmbë). Ecja vertikale i ka lëruar ekstremitete e përparme nga funksioni i vjetër; ato gradualisht janë shndërruar në duar. Vëllimi i kafkës ka qenë me i madhe se te majmunët antropoid (500 cm3). Ka qenë i lartë 100-150 cm, ka përdorur armë të papunuara nga guri. Sot konsiderohet se Austrolopitekusi nuk është paraardhës direkt i njeriut.[4]

Faza humane – njerëzore Redakto

Kjo fazë paraqet ngritjen e zhvillimit të shoqërisë njerëzore (Homo). Procesi i homonizimit kalon në disa shkallë, ku gradualisht humbin veçorit shtazore e paraqiten vecoritë ekskluzive njerëzore. Ne fazën humane bëjnë pjesë: Habilinët, Pitekantropët, Neandertalët dhe Kromanjonët.[4]

Homo habilis'(lat. Homo-njeri, habilis- i aftë), ka banuar në disa pjesë të Afrikës Lindore 2-1.5 milionë vjet para erës sonë. Ky është përfaqësuesi i parë i gjinisë njerëzore, që ka pasur aftësi të prodhojë vegla primitive. Këta kanë prodhuar vegla për prodhimin e veglave të tjera ( gurë në formë të thikës, sëpatës, gurë për gërryerje në formë të daltës etj.) Për nga veçoritë biologjike kanë qenë më të përafërt me paraardhësin e tyre Austroopitekusin. Nga Homo habilis është zhvilluar njeriu vertikal (Homo erectus).[4]

Pitekantropët (ose Homo erectus – njeriu vertikal)-Fosilet më të vjetra të tij janë gjetur në Afrikën Lindore. Më vonë ata kanë banuar Evropën dhe Azinë. Kanë jetuar përafërsisht para 1.5 milionë deri 300.000 vjetëve. Kanë përgatitur mjete (armë) nga druri, eshtrat dhe guri. Kanë bërë jetë nomade. Përpos tjerash shtazët i kanë gjetur duke përgatitur kurthe. Janë marrë vesh me gjeste. Mendohet se paraardhësit e tyre më vonë kanë përdorur zjarrin. Para miliona vitesh kanë banuar vetëm Azinë Juglindore, e mandej janë përhapë në veri të kontinentit Aziatikë dhe Evropës. Këto përhapje i kanë mundësuar zbulimi dhe përdorimi i zjarrit. Përdorimi i zjarrit kishte rëndësi epokale, sepse solli ndryshime në mënyrën e jetës si dhe mënyrën e të ushqyerit. Njeri është i vetmi lloj biologjikë që e përdor zjarrin. Për përpirësit e përdorimit të zjarrit njeriu mësoi nga zjarret natyrore të shkaktuara, p.sh. nga rrufeja. Për përdorimin e vetëdijshëm të zjarrit janë gjetur fakte në disa shpella (si p.sh. hiri, thëngjilli, eshtrat e djegur).[4]

Pitekantropët kanë pasur vëllimin e kafkës deri 1000 cm3, kanë prodhuar armë më të përfeksionuara, kanë jetuar në grupe si gjuetar nomadë dhe kanë vjelë frute.[4]

Homo sapiens neandertalis – është emërtua kështu sipas luginës së lumit Neander në Gjermani (Tal-luginë). Këtij grupi i takon edhe njeriu i Krapinës (Kroaci). Risi evolutive te këta njerëz ka qenë jeta shpirtërore e tyre. Të vdekurit i kanë varrosur me rituale, ceremoni. Neandertalët para 400.000 deri 300.000 vjetësh (gjatë kohës së akullit) kanë banuar gati në tërë Evropën. Fosilet e tyre janë gjetur në Azi dhe në Afrikë. Kanë pasur gjatësi të vogël dhe disa karakteristika të veçanta morfo- anatomike. Vëllimi i kafkës së tyre ka qenë 1300- 1400 cm3. Bazuar në librat e gjetura të asaj kohe dhe eshtërta tyre, del se ata kanë qenë luftëtarë të mirë, por edhe kanibalë. Kanë jetuar në shpella ose kane ndërtuar edhe strehimore nga eshtërta e shtazëve dhe lëkura e tyre. Të vdekurit i kanë varrosur me rituale, janë kujdesur për të sëmurët. Sot neandertalët konsiderohen si një degë e shuar e vargut gjeologjik të njeriut të sotëm. Sipas kësaj del se neandertalët janë “kushërinjtë” të njeriut të sotëm evropianë.[4]

Njeriu i kromanjonit (njeriu i ri) – para 40 mijë vjetësh, me të përfunduar epoka e neandertalit, apo epoka e akullit, shfaqet njeriu i ri (kromanjoni). Ende nuk dihet a thua kromanjonët i kanë shtypur apo i kanë shkrirë në grupet e veta neandertalët. Janë emërtuar sipas vendit ku janë gjetur (Kromanjon, Francë).[4]

Neandertalët janë përfaqësues tipik te llojit Homo sapiens, që përfshinë të gjithë njerëzit e sotëm më vëllim të trurit prej 1200-2000 cm3. Kanë jetuar dhe gjuajtur në grupe të mëdha dhe të organizuara. Ka ekzistuar ndarja e punës ndërmjet individëve të grupit (p.sh. kujdesi për të vegjlit dhe një sër detajesh tjera). Risi evolutive te këta njerëz është marrja me art. Në shpella kane lënë vizatime që pasqyrojnë gjahun e tyre. Në kërkim të ushqimit grupet nomade të gjuetarëve dhe mbledhësit e fryteve kanë bredhur nëpër territore të gjëra. 7-8 mijë vjet para epokës sonë fillojnë të zbusin bimët dhe shtazët dhe të ndërtojnë vendbanime të përhershme (në fillim në Lindjen e sotme). Sot mendohet se njeriu bashkëkohor është shfaqur para 150.000 vjetëve në Afrikë, e më vonë para 100.000 janë përhapur në të gjitha kontinentet. Besohet se të gjithë njerëzit që jetojnë sot të Tokë janë paraardhës të kësaj dege të njeriut dhe i përkasin llojit të njajtë biologjik-njeriut të arsyeshëm.


Referencat Redakto

  1. ^ Hooper, Robert (1839). "Lexicon Medicum; or Medical Dictionary". archive.org. London : Longman, etc. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Haeckel, Ernst (1897). The Evolution of Man: A Popular Exposition of the Principal Points of Human Ontogeny and Phylogeny. New York: D. Appleton and Company. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Mason, Otis T. (1880). "Sketch of North American Anthropology in 1879". The American Naturalist. 14: 348–356. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b c d e f g h i j k l Bajraktari, Ismet D.; Halili, Fetah M.; Gashi, Agim M. (2017). Biologjia e klasës 9. Peje: Dugagjini. fq. 153–156. ISBN 9951-05-140-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)