Malësia e Tetovës u trand në themel. Fshati Brodec, po bombardohej nga qielli e nga toka. Sllavomaqedonasit e kishin stërholluar planin e tyre për goditje mirë e mirë. Ishin dërguar forcat e njësive më speciale, komandosë e xhelatë profesionalë, me arsenalin më modern të armatimit, dhe përnjëherësh ishte bllokuar e paralizuar mbarë Malësia e Tetovës. Rrathët e hekurt ia mbërthenin shtatin pamësh...irshëm. Jeta e vdekja sy më sy. Nga kodrat përreth e nga ajri, topat e minahedhësit e mëdhenj villnin zjarr pa pushuar. Një djalosh këndonte e luftonte. O madhëri, sa shpejt e paska marrë kënga me vete, për ta mbajtur të gjallë përherë! Ashtu e ka ajo, vetëm të pavdekshmit i pranon në gjirin e vet. Shpirti i tij luftarak shëtiste si me krah dragoi nëpër istikame, duke u dhënë zemër luftëtarëve të lirisë... Guximi dhe trimëria e tij na tregoi se ç'vlerë ka Mëmëdheu!

Visar Sinani

I tha jetës, “Për ty luftoj!” I tha vdekjes, “Të sfidoj!” I tha hasmit, “nuk më tremb!” Dhe i vdekur, jam në këmbë!”

Lindi më 22 qershor 1984Tetovë. Rrjedh prej një familje patriotike të qytetit të Tetovës. Është nip i axhës Sinan Beshi që njihet si përkrahës i aradheve të unfirmormuara shqiptare në periudhën e administrimit të Shqipërisë. Poashtu është nip i profesor Qerim Arifit që njihet si ideolog i çështjes shqiptare në Maqedoni. Visari ishte djali i tretë i profesorit Ramadan Sinani i cili në fund të viteve të 60-ta u nda nga ditari i gjimnazit të Tetovës për shkak të pjesëmarrjes në demonstratat e atëhershme që kërkonin flamur e më shumë të drejta për shqiptarët në Maqedoni. Atdhedashurinë e mëson nga i ati Ramadani dhe nëna Shpresë që e edukojnë ta dojë mëmëdheun, ta dojë Kosovën, ta dojë Shqipërinë. Dashurinë për Sharrin që ia kishte mbjellur babai Ramadani me vargjet e tij, kanë bërë që Visari të lidhet deri në vdekje me këtë mal që përben zemrën e Shqipërisë Natyrale. Mësimet e para i merr në shkollën fillore “Istikgball” të Tetovës ku dallohet si nxënës shumë i mirë dhe shumë i zellshëm. Në ndërkohë prindërit e regjistrojnë në shkollën e Ulët të Muzikës në Tetovë ku për tre vite me radhë ndjek orët për piano dhe me sukses e kryen ciklin e ulët. Si nxënës i klasës së 5 drejton për dy vite me radhë çdo ditë emisionet për fëmijë “Bota e fëmijëve” ku shquhet për zhdërvjelltësinë e tij dhe e bën këtë emisionin më të dëgjuar në Tetovë. Regjistrohet në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë -drejtimi Teknik dhëmbësh, ku për katër vite me radhë shquhet si nxënës shumë i dalluar.

  • * *

Pas ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut 1997Gostivar me ç’rast policia maqedonase e rrah keq vëllain e tij të madh, Arsimin, Visari edhe pse shumë i ri në moshë, me sy të përlotur i betohet Arsimit se do të vijë dita kur do të marr hak. Rreshtimin e vëllait të tij dytë, Betimit në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës1999, Visari e përjeton si një moment tepër të rëndësishëm. I inspiruar nga lufta heroike e komandantit legjendar Adem Jashari, Visari fillon të shkruajë poezi kushtuar trimave të UÇK-së, ndërkohë që nuk pushon së ndihmuari të dëbuarve nga Kosova që ishin vendosur në Tetovë. Nuk do të kaloj shumë kohë e ëndrra e Visarit për ta veshur uniformen e UÇK-së i bëhet realitet. Ai në moshën 17 vjeçare, ditën që e kryen vitin e tretë të shkollës së mesme me sukses shembullor, e sjell dëftesën në shtëpi dhe e len atë mbi tryezë bashkë me një pusullë në të cilën shkruan: “Prindër të dashur unë e kreva vitin e tretë me sukses të shkëlqyer ashtu si deshët ju. Nuk mund të rrijë më duarkryq, nuk mund ta shoh më popullin tim se si vuan. Po i bashkëngjitëm radhëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Mirupafshim në Liri...”. Falë këmbënguljes së tij, përkundër moshës jomadhore, ia arrin që t’i bind eprorët dhe iu bashkëngjitet radhëve të UÇK-së. Rreshtimi në radhët e kësaj ushtrie po ia realizonte Visarit ëndrrën e tij shekullore për të kontribuar në çlirimin e atdheut. Një komandant i tij kujton momentin e kyçje së Visarit në radhët e UÇK-së: Kur kanë ardhur grupi i ushtarëve me të cilët ishte Visari, për të gjithë kam menduar se mund të bëhen ushtar por jo për Visarin!. Mirëpo këtë mendim e ndryshova menjëherë të nesërmen kur Visari pa iu trembur syri radhitet në vijën e parë të frontit duke u dëshmuar si luftëtar i dalluar. Do të mbetet aty deri në përfundim të luftës. Pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Visari nuk u duk më askund, as në parti politike e as në ndonjë aktivitet publik, vazhdon të mos pajtohet me jetën e mjerueshme që e kaploi ushtarin e thjeshtë shqiptar pas lufte. Prej asaj dite Visari kurrë nuk do ta dorëzojë armën të cilës lamtumirë do t’i thotë në përleshjet e fundit me policinë maqedonase në Malësinë e Sharrit në Brodec. Në Prishtinë e regjistron fakultetin Juridik, por me mend e zemër ishte i lidhur me Tetovën e tij ku kthehej kohë pas kohe për t’i vizituar familjen dhe të afërmit. Në Kosovë takon shumë shokë dhe miq me të cilët i ndan brengat. Këtu njihet me ish-luftëtarë, e bij atdhetarësh të cilët ia shtojnë edhe më tepër atdhedashurinë por edhe mllefin ndaj armiqve shekullorë.

  • * *

Nëna Shpresë e kujton telefonatën e fundit që Visari ia bën ditën e luftimeve në Brodec. Nënë bëhu e fortë unë punën time e kam kryer. Bëma hallall qumështin që ma ke dhënë se nuk të kam korit. Bëhu e fortë se do të bëhet më mirë. E ke Arsimin dhe Betimin. Unë po iki në rrugën e lirisë. Bëhu e fortë...

Visar do më mungosh shumë. Nuk e di pse më le të vetme. Ndoshta atdheu kishte nevojë që gjaku yt të derdhet për të. Jam krenare që deshta një trim të rrallë. Trupi yt tash tretet në errësirën e dheut, po dije o shpirti im engjëllor nuk do harrohesh kurrë. Në zemër do të mbaj do të ruaj si thesarin më të shtrenjtë të jetës sime... Vajza që të zgjodhi për shok të jetës.

  • * *

Dhe, sërish, kujtesa jonë shënon, nderon, përkujton... Emri i Visarit do të zë vend nderi në zemrën e madhe të popullit dhe do të bëhet legjendë e legjendave. Kush e harron historinë është i detyruar ta përsërisë!- këshillojnë të mençurit.

Guximi dhe trimëria e Visar Sinanit na tregoi se ç'vlerë ka Mëmëdheu