DODO Albania është kompani e specializuar në digital marketing. DoDo nis rrugëtimin e saj për tregun Shqiptar më 11 Prill 2019 e themeluar dhe menaxhuar nga Z.Gentian Xhixha dhe Z.Arsen Ndreu. Në vijim numërohen me dhetëra persona bashkëpunues apo partnerë në përpilimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme Kombëtare dhe Ndërkombëtare.DODO njihet si një kompani e specializuar në ofrimin e shërbimeve të marketingut në internet dhe atyre të reklamave indoor, outdoor, spoteve televizive dhe në zhvillimin e strategjive efektive të marketingut për klientët e saj.

Duke kuptuar rëndësinë e marketingut në internet por jo vetëm kjo kompani mundëson shërbime të ndryshme konsulence për të arritur rezultatet maksimale të pritshme për të ndihmuar klientët e saj të rrisin biznesin e tyre . Ne ofrojmë shërbime të ndryshme si SEO (optimizimi i kërkimit në internet), PPC (paguaj për klikime), marketing në media sociale, zhvillim web, strategji mirëmbajtjeje dhe shërbime të tjera të specializuara.

Në skuadrën Dodo, mund të gjeni një grup të përkushtuar të specialistëve të marketingut në internet, të cilët ofrojnë shërbime të personalizuara dhe të avancuara për të ndihmuar klientëve tanë të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit. Ne përdorim teknologjinë dhe njohuritë më të fundit për të krijuar strategji të personalizuara për klientët tanë,duke u përqendruar në rrjetet sociale, kërkime në internet, spote të dedikuara, fushata të ndryshme marketingu lokale dhe analizat e të dhënave për të ndihmuar klientët të arrijnë rezultatet e pritura.

Me një portofol të larmishëm të klientëve të suksesshëm në industri të ndryshme, kjo kompani ofron shërbime cilësore dhe të avancuara duke zgjeruar vazhdimisht shërbimet në tregun Shqiptar dhe atë Ndërkombëtar.