UNIVERSITETI 'ALEKSANDER MOISIU' DURRES Redakto

[1]

HISTORIKU Redakto

Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës është krijuar me Vendim të Këshillit të Ministrave Nr. 801, datë 20.12.2005 “Për hapjen e Universtitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës”.

Me këtë vendim Qeveria Shqiptare nuk kishte për qëllim hapjen e një institucioni të ri të arsimit të lartë në vendin tonë, por ndërtimin e një universiteti krejt ndryshe, ku do të implementoheshin metodat më të mira bashkëkohore.

Për herë të parë Universiteti “Aleksandër Moisiu” i hapi dyert në Tetor të vitit 2006 dhe në bankat e tij u ulën rreth një mijë student nga i gjithë vendi.

Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës në gjithë veprimtarinë e tij synon në mënyrë të vazhdueshme të arrijë standardet akademike më të larta bashkëkohore kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe të përkrahë aspiratat arsimore dhe arritjet e cilitdo që kërkon të përfitojë nga arsimi i lartë në një mjedis inkurajues dhe mirëpritës. Me misionin e tij, universiteti ka për qëllim nxitjen dhe zhvillimin e kuriozitetit shkencor dhe të menduarit kritik e analitik, si dhe kultivimin e ndjeshmërisë dhe ndjenjës së përgjegjësisë dhe angazhimit ndaj njeriut, komunitetit, kulturave, ngjarjeve e çështjeve të ndryshme që shqetësojnë individin dhe komunitetin.

Studimet universitare janë të krahasueshme me programet mësimore të universiteteve më të mira të Europës Përëndimore dhe Amerikës Veriore. Diplomat ofrohen në dy gjuhë (shqip dhe anglisht) dhe notat shprehen në tri sisteme (shqiptar, amerikan dhe ai evropian i Kartës së Bolonjës) për të krijuar lehtësi lexueshmërie, transferimi dhe vazhdimi të studimeve pasuniversitare në universitetet e tjera shqiptare, europiane dhe amerikane.

Në qendër të vëmendjes së Universitetit të Durrësit është studenti. Nëpërmjet një mjedisi universitar tërësisht të kompiuterizuar, studentët kanë mundësi të jetë në kontakt me informacionin e pafund të wide world web, që shërben për përgatitjen e tij akademike dhe profesionale.