• Mëmëdhe quhet toka
  • ku më ka rënurë koka,
  • ku kam dashur mëm'e atë,
  • ku më njeh dhe gur' i thatë
  • ku kam pasurë shtëpinë,
  • ku kam njohur perëndinë,
  • stërgjyshët ku kanë qënë
  • dhe varret q'i kanë vënë,
  • ku jam rritur me thërrime
  • ku kam folur gjuhën time,
  • ku kam fis e ku kam farë,
  • ku kam qeshur, ku kam qarë,
  • ku rroj me gas e me shpres,
  • ku kam dëshirë të vdes.