Luan Sapunxhiu u lind në Pejë më 6.10.1953.Kitarja ishte përcaktim natyror i tij meqenëse kitarja në familjen Sapunxhiu,ishte prezente para lindjes së Luanit. Që nga fëmijëria ishte i opsesionuar me kitaren dhe muzikën flamenco. Dëgjimi i kitaristëve Sabicas dhe Montoja ishte aktiviteti i tij i përditshëm për vite të tëra. Megjithate nuk mund t'i ikte fatit të gjeneratës së vet që në mesin e viteve të '60 kur edhe Luanin e rëmben muzika rock. Në vitin 1968 së bashku me shokët, Efraim Kastrati, Bedri Islami, Bujar Sapunxhiu dhe Adnan Zatriqi e shohim si solo-kitarist të pop-rock grupit "Meridianet" me të cilin për katër vite me rradhë interpretojnë hitet e athershme botërore të grupeve më të njohura. Si gjimnazist kishte kontakte të shpeshta me kitaristin Ehat Musa i cili me stilin, deri atherë të panjohur për Luanin si kitarist i muzikës klasike, ia shton kureshtjen për mënyrën klasike të interpretimit. Në fund të viteve '70 të shek të kaluar fillon shoqërimin më intensiv me kolegun, tani më me famë botërore Ehat Musën. Me sygjerimin e Ehatit dhe ftesën nga Shkolla e Muzikës në Pejë, në vitin 1985 punësohet si mësimdhënës në klasën e kitarës. Ishte hera e parë që u hap dega e kitares në Kosovë. Në vitin 1994 ftohet në Prizren në Shkollën e Muzikës "Lorenc Antoni" ku gjithashtu për herë të parë bëhet bartës i klasës së kitares. Angazhimi në Prizren rezultoi me shum sukses si për Luanin ashtu edhe për Prizrenin dhe nxënësit e tij. Me numrin e madh të nxënësve që e mësuan kitaren nga Luani e që sot janë të diplomuar në kitare dhe që veprojnë si koncertues mund të konsiderohet si profesori më i suksesshëm jo vetëm në Prizren. Është padyshim, më i merituari që sot kitarja është prezente në të gjitha qytetet e Kosovës ku shumica e profesorëve të sotëm si, Elvis dhe Gjulian Bytyqi, Drilon Çoçaj, Dukagjin Islamaj, Bardh Abazi etj. kitaren e mësuan nga Luan Sapunxhiu. Te Luani mësimet për tetë vite rradhazi i morri edhe kitaristi tani më me famë botërore Petrit Çeku. Luan Sapunxhiu me kitaren e tij që nga viti 1977 është paraqitur shpesh në programet televizive. Gjatë viteve të '90 dhe pasluftës u prezantua në qindra koncerte në të gjitha qytetet e Kosovës. Sot Luan Sapunxhiu vazhdon të jet aktiv në punën pedagogjike dhe me paraqitjet në koncerte të ndryshme.