Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 79.106.109.193. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

duhani dhe alkooli Redakto

Duhani gjatë djegjes çliron 4 mijë lëndë, që nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si përgjegjës kryesor për vrasësin nga duhani dhe dëmtimet e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me përbërje benzopireni, kobalti radioaktiv, që janë ndër shkaktarët e kancerit të mushkrive. Në qoftë se do të bëjmë një listë të dëmeve që shkaktohen drejtpërdrejt nga duhani, ato që influencohen apo rëndohen prej tij, ajo do të jetë tepër e gjatë, por le të përqëndrohemi mbi dëmet kryesore. Duhani është përgjegjës për të ashtuquajturën “epidemi” të kancerit të mushkrive, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XX-të, duke çuar këtë kancer në numrin një të vdekshmërisë së kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkrive nuk ka rol parësor në vdekshmërinë, por rreziku prej tij, është rritur çdo 10-vjeçar me rritjen e përdorimit të tij prej femrave. Është vërtetuar se për çdo 20 cigare rreziku 15-fishohet. Kryesisht te pirësit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptonat e kancerit është rreth 50-60 vjeçe dhe prej saj njeriu mund të përfundojë edhe në një ndërhyrje të mundshme kirurgjike. Por, siç e thamë edhe më sipër duhani shkakton një listë të gjatë dëmesh. I ashtuquajturi bronshik azmatik shpeshherë e ka pikënisjen nga duhani. Personat, që kur gdhihen në mëngjes, puna e parë që bëjnë fillojnë të kolliten dhe nxjerrin nga goja gëlbazë në sasira mesatare. Te personat që nuk pijnë duhan mushkëritë me anë të sistemit ciliar (qelizat me “qime”), vetëpastrohet gjatë gjithë ditës, gjë që duhanpirësit nuk munden ta bëjnë kur sistemi i tyre ciliar ka dalë jashtë funksionit dhe mushkritë nuk janë në gjendje ta nxjerrin gëlbazën. Janë këta persona që sëmuren më shpesh nga infeksionet pulmonare.Por, dëmet më të mëdha shkaktohen në sistemin kardiovaskular të gjakut.Duhani mbahet si një nga faktorët kryesorë në dëmet Arteriosklerotike të vazove (ngushtimi i enëve të gjakut) që në vetvete shkakton sëmundje iskemike të zemrës, infraktin e zemrës dëmtimin e sistemit nervor, si dhe të shumë organeve të tjera. Është vërtetuar se sëmundjet iskemike janë të pranishme 3.4 për mijë, tek ata që nuk pijnë duhan dhe 7.4 mijë tek ata që pijnë duhan. Tek ata që pijnë 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumimi i tepërt i duhanit shton rrezikun për vdekje të papritur. Monooksidi i duhanit, një nga përbërësit e tymit, pakëson oksigjenin në gjak, ndërkohë që nikotina një nga përbërësit e duhanit shton punën e zemrës dhe të dyja shpëtojnë formimin e trombit (mpiksje gjaku) që ngushton dhe bllokon anët e gjoksit. Përveç duhanit një ves tjetër i dëmshëm është edhe alkooli. Edhe ky ves është shkaktar i një vargu të gjerë sëmundjesh duke filluar që nga aparati tretës, mëlçia, pankreasi e deri në dëmtime të pakthyeshme të sistemit nervor qendror. Në mëlçi alkooli i konsumuar shkakton dëmtime të qelizave hapatike, dëmtim që progreson në kohë dhe që varet nga doza e konsumuar për ditë dhe nga veçoritë fiziologjike të individit. Kështu është vërtetuar se sasia e rrezikshme alkoolit është ajo prej 20-40 gr. alkooli etilik alkooli që përmban pije dehëse), ndërsa përdorimi 100-150 gr. alkool në ditë, çon brenda një periudhe 10-vjeçare në cerozë.Nga ana tjetër është vërtetuar edhe shkencërisht se për shkak të fiziologjisë femrat dëmtohen shumë më shpejt se meshkujt për të njëjtën sasi alkooli të konsumuar. Njerëzit që pijnë prej vitesh alkool, që nuk ndjejnë as gjë papritur një ditë gjenden para një fakti të hidhur, mëlçia e tyre ka marrë fund, është kthyer në një mëlçi cerotike, ose kanë shqetësime të lehta që nuk ja vënë veshin, por bukur mirë ata bëjnë puthjen e parë me vdekjen.Edhe pankreasi pëson dëmtime nga alkooli. Përdorimi i zgjatur i alkoolit e dëmton në mënyrë kronike pankreasin deri në atë shkallë sa ai nuk arrin të sekretojë sasinë e duhur të enzimeve për të kryer të plotë procesin e tretjes së ushqimeve. Është vërtetuar se konsumimi i 20-50 gr. alkool etilik (rreth 100 ml raki) në ditë predispozon për dëmtime, ndërsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200ml) apo 2 litra birrë për një periudhë 6-12 vjet jep në mënyrë të sigurt dëmtime të pankreasit. Konsumimi për një kohë të shkurtër i një sasie të madhe pijesh alkoolike rrezikon për pankretit akut që mund të çojë deri në rrezikimin e jetës së personit në fjalë. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e të dehurit, në të cilën sistemin nervor qendror nuk arrin të kontrollojë veprimet e vullnetshme, apo të pavullnetshme të personit në fjalë. Por, dëmi më i madh vjen nga përdorimi afatgjatë. Është vërtetuar se për çdo 1 litër alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, të parikthyeshme të trurit. Kështu që përdoruesit kronikë të alkoolit, me kohë e çojnë personin drejt demencës (skizofreni, marrëzi), degjenerimit mendor etj. Pra, alkooli dëmton pa përjashtim të gjitha organet e trurit, po ashtu si edhe duhani.



Çfarë ndryshimesh ndodhin tek ata, që braktisin duhanin?

» Shtohet oreksi.