Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin 82.114.95.97. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

E shoh se je duke kontribuar në wiki shqip, prandaj po të drejtohem në këtë mënyrë pasi që nuk je i regjistruar. Këtu i ke disa këshilla nga një përdorues dhe administator në wiki shqip:

  • Shkruaj me fjali të plota e jo vetëm rreshta të kopjuar prej një datenbank, si je duke bërë deri më tani. Wikipedia nuk është datenbank, por enciklopedi.
  • Gjuha zyrtare në këtë wikipedi është gjuha shqipe, për këtë duhet që artikujt të jenë plotësisht në shqip.
  • Nuk ka artikuj vetëm me një rresht. Duhet së paku të jetë e qartë se për çka bëhet fjalë në artikull: film, film dokumentar, person apo çka do tjetër të jetë. Duhet që menjëherë në rreshtin e parë të jetë e qartë se për çka është fjala.
  • Asnjëherë mos publiko artikuj për të cilët nuk i ke të drejtat e autorit.

Këto janë disa nga arsyet pse artikujt grisen dhe nuk gjenden më në wikipedia. Gjithashtu të kisha preferuar të regjistrohesh me një nofkë që të pëlqen ty, në mënyrë që puna jotë këtu të jetë më e qartë dhe më e lehtë. Regjistrimi nuk është i detyrueshëm, por ka shumë përparësi. --bet_0 18 Shkurt 2007 17:41 (UTC)