Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Blerim Bejtja. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.
Përshëndetje, Blerim Bejtja!
Anëtarët e Wikipedia-s shqip të urojnë mirëseardhjen.

Blerim Bejtja, kjo është faqja juaj personale (aktualisht gjendesh në faqen personale të diskutimeve). Mirë do të ishte që faqja personale të plotësohej me disa informacione për veten dhe për qëllimin tënd në Wikipedia-n shqip, nëse ke një të tillë. Kujdes! Faqet e përmendura më sipër nuk janë faqe për të vendosur tekst enciklopedik apo një mënyrë për të shkruar artikuj.

Mos harro që anëtarët e Wikipedia-s shqip janë punëtorë vullnetarë dhe ndihmojnë me gjithë dëshirë kështu që, mos ngurro të shtrosh pyetje.

Puna e mbarë!

If you don't understand Albanian, please ask for assistance here.



-- Komuniteti (diskutimet) 9 janar 2020 18:06 (CET)Reply

Kontributi i mësuesit të shquar Ismail Bedhia Redakto

 Mesuesi Ismail Bedhia
   Mësuesi që u dhuroi jetën nxënësve e shpirtin shoqërisë

Një herë në faqen e Bashkisë së Elbasanit, si i nderuar me certifikatë mirënjohjeje për merita të veçanta civile në dobi të qytetit dhe një herë tjetër si anëtar i ansamblit "Besa". Kaq. Me një fjalë, pak i njohur nga memoria dixhitale e kohës. Ndërkohë krejt e kundërta duket se është ndërtuar në memorien biologjike të njerëzve, që e kanë njohur aq sa për të formuluar një opinion. Gjatë dhe shkurt historia e jetës së mësimdhënësit Ismail Bedhia është e ngjashme me jetën e shumë e shumë kolegëve të tij në të gjithë Shqipërinë, e gjitha, ditë për ditë, e vit për vit, deri në pensionin e pashmangshëm, e kaluar në shërbim të të tjerëve, ku meritat dhe vlerat, larg publicitetit të rëndomtë, shkrihen në mirënjohjen e atyre qytetarëve, të cilët kanë pasur fatin të jenë nxënës, kolegë, miq e të njohur të tij. Mësues në Kosovë e Maqedoni Ismail Bedhia u lind në Elbasan më 13 mars 1914. Ai filloi shkollën "Normale" në Elbasan në vitin 1932 dhe e vazhdoi me ndërprerje, pasi duke mbetur jetim që në moshën 11-vjeçare, nuk pati mundësi ekonomike. Numërohet në memorien e shkollës ndër nxënësit e talentuar në lëndën e matematikës. Studimet i kreu në vitin shkollor 1938-1939, duke marrë maturën. Fillimisht emërua mësues në fshatin Shtërmen të Elbasanit, ku punoi deri në vitin 1941. Ai është një nga emrat e mësuesve elbasanas, që iu përgjigj thirrjes për të punuar mësues në trojet etnike (Kosovë, Maqedoni). Madje është mësuesi i parë që hapi shkollën fillore "Isa Boletini", në fshatin Strelcë të Kërçovës, në vitin shkollor 1941-1942; mësues i shkollës fillore "Kastrioti" në Zajac të Kërçovës deri në prill 1942 e më tej mësues në shkollën "Kastriot", të fshatit të madh të Serbicës në Kërçovë. Më pas, gjatë viteve 1942-1943 dhe 1943-1944 ai punoi mësues në shkollën fillore "Naim Frashëri" në Gostivar. Veç detyrës për t'u mësuar nxënësve të shkruanin dhe të lexonin shqip, ai ka punuar me pasion për edukimin patriotik të nxënësve, njohjen e kufijve etnike të kombit tonë dhe dashurinë për atdheun mëmë, Shqipërinë. Shovinistët sllavo-maqedonas prisnin momentin për ta kryqëzuar. Kur ushtria partizane maqedonase hyri në Tetovë e Gostivar, në fund të vitit 1944, Ismail Bedhia iku në terrin e natës, sepse e kërkonin si anti-jugosllav.

   Një jetë në aktivitet

Në qershor të vitit 1944 Bedhia u vendos në Elbasan, ku u inkuadrua në grupin kulturor artistik të ngritur në muajt e fundit të atij viti (1944), që zhvillonte veprimtari në zonat e çliruara. Përgjegjës i këtij grupi ishte Aleks Buda dhe në përbërjen e tij ishin Ismail Bedhia, Ali Tola, Vasil Naqi, Mehmet Bebeti, Gavril Santo, etj. Duke filluar nga viti 1945 e deri sa doli në pension në vitin 1969, ka punuar mësues thuajse në të gjitha shkollat e qytetit të Elbasanit. Ismail Bedhia është figurë komplekse e një mësuesi. Ai u shqua jo vetëm si mësues i mirëfilltë, por edhe si muzikant instrumentist, dizenjator e skicograf, regjisor dhe skenograf i pjesëve teatrore (sidomos me mësuesit e shkollave), i kostumeve të aktorëve. Ky mësues duarartë ishte rrobaqepës, zdrukthëtar e mekanik i mirë, shkrues i notave me partitura muzikore. Shkurt, ai meritonte shprehjen "çfarë i shikonte syri, i bënte dora". "Më kujtohet viti 1948 në shkollën model 'Thoma Kalefi' (sot 'Ali Agjahu'), ku nga duart e tij korridoret e shkollës dhe holli i saj të krijonin një imazh të këndshëm, që nuk e gjeje në shkolla të tjera. Hartat e hemisferave të planetit tonë, të madhësive që të impresiononin, harta e Europës, Azisë 'pushtonin' tërë mjediset e shkollës. Kishte dhunti nga natyra për lëndën e vizatimit. Shkrimi i tij me të vërtetë të habiste!", kujton një koleg i tij. "Ismail Bedhia u shfaq në qytetin tonë, krahas mësuesisë, edhe muzikant e instrumentist i spikatur. Në shkollën 'Normale' asokohe, krahas përgatitjes si mësues, nxënësit fitonin një gjuhë të huaj dhe një vegël (mandolinë ose violinë). Ismaili në shkollë mësoi t'i bjerë edhe klarinetës, duke i vjedhur zanatin një mësuesi italian. Më pas klarineta u bë vegla më e dashur e tij, që e shoqëroi gjatë gjithë jetës", kujton një tjetër bashkëkohës.

   Njeriu që i dha shpirtin shoqërisë

Ismail Bedhia ishte figurë e qytetarit atdhetar me integritet moral të admirueshëm. Ai dinte me zgjuarsi t'u jepte nxënësve të tij njohuri patriotike me forma intuitive vizuale. Kështu p.sh, në muret e shkollave të Kërçovës dhe Gostivarit ai kishte vizatuar hartën e Shqipërisë etnike. Autoritetet maqedonase kërkuan ta vrisnin pranë kësaj harte. Partizanët jugosllavë e prishën nga themeli këtë mur. Idetë politike të tij për fat të mirë nuk binin ndesh me ato të kohës. Ai nuk aderoi në parti, madje deri në vitin 1948 (periudha e Koçi Xoxes) survejohej si anti-jugosllav. Në dokumentet qeveritare ai cilësohej indiferent.Ismaili ishte tip studioz, ai nuk flinte pa lexuar çdo natë 50-100 faqe libri ose të përkthente. Kishte një bibliotekë të pasur me mbi 2000 vëllime cilësore, nga të cilat rreth 1000 në gjuhë të huaj. Zotëronte frëngjishten dhe italishten. Mësoi vetë gjuhën ruse. Kishte shumë dokumente origjinale dhe dorëshkrime. Mbante rregullisht ditar. Këto janë shfrytëzuar nga hulumtues elbasanas. Krahas studimeve në "Normale", ka punuar si rrobaqepës dhe qëndistar. Këtë e ushtroi edhe në vitet e monizmit për të plotësuar nevojat ekonomike të familjesJeta e tij ishte punë, ku nga 18-20 orë çdo ditë, edhe bukën që hante e shoqëronte me punë. Duhet theksuar edhe ky fakt: gjatë kohës që ka qenë nxënës në "Normale", ishte nismëtar i krijimit të shoqërisë "Naim Frashëri", që punonte për kthimin e eshtrave të poetit në Shqipëri. Ismail Bedhia mbetet një mësues cilësor në rrethin e Elbasanit dhe i respektuar për punën e bërë në shumë fusha. Është vlerësuar për punën që ka bërë me stimuj moralë deri tek dekoratat. Mban urdhrin "Naim Frashëri" klasi i tretë. Në vitin 1991 është dekoruar nga Presidenti Berisha për merita të shquara për çështjen mbarëkombëtare dhe kontributin e dhënë në kohën kur ishte mësues në ish-Jugosllavi