Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Iris Efendiu. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Himn quhet ajo kangë lirike në te cilën poeti lavdron diçka që zgjon admirimin e tij.Ky është një hartim shumë i lashtë i poezisë lirike.Zanafillën e ka në Greqinë e vjetër,ku u shfaq për herë të parë.Fjala himn vjen prej fjalës greke hímnos dhe do të thotë këngë.Kështu quheshin në fillim të gjitha këngët.Mbas një kohe,himni mori kryesisht karakter fetar.Nëpermjet te tij poetët grekë lavdërojshin perënditë,pushtetin e tyre të pakufishëm,epërsinë mendore dhe përmëshirshmërinë e tyre,duke pohuar njëherit dobësinë e njeriut ose duke u lutur për fatin e popullit dhe të sunduesit të tij. Mirëpo,kohët e fundit,dijetarët kanë vërtetuar se himni ka prejardhje shumë më të lashtë se sa mendohej .Kështu,himni ka qenë i përhapur edhe ne Indi,Japoni,Kinë dhe Egjipt.Himni është përdorë shumë edhe në kohën e krishtërimit dhe të protestanizmit. Meqenëse tema e himnit ishte e lashtë,poetët kanë përdorë kurdoherë një gjuhë të zgjedhur me stil të lartë e patetik. Dikur,himni mori një frymë të re dhe u shkëput plotësisht nga ndikimi fetar.Në këtë mënyrë,vjershëtorët fituan lirinë e madhe të veprimit si në pikëpamje të formës,ashtu edhe në atë të përmbajtjes dhe tonit të tij.Kjo këngë u përdor sidomos në kohën e klasicizmit.Më vonë,lindi një himn i ri,i cili u quajt Himn Kombëtar.Ky himn,plot frymëzime poetike e patriotike,u bë simbol i njohjes së një shteti dhe filloi të përpunohej në atë mënyrë që të mund të këndohet nga ana e korit,duke u shoqëruar me muzikë.Sot himne të këtilla kanë të gjithë kombet në botë. Himn kanë shkruar :Alkeu,Sfoja dhe Pindari-ndër Grekët;Horaci-ndër Romakët;Novalisi dhe Helnderlini-ndër Gjermanët;Derzhavini,Pushkini dhe Lermontovi-ndër Rusët.Në letërsinë shqipe kanë shkruar himne Zef Serembe,Kristo Floqi,Fan Noli,Aleksander Stavre Drenova etj.

Shembull:

                                        Internacionalja
                                    Ngrehuni jo o të munduar,
                                    Ju t'urët sklevër anembanë,
                                    Na buçet gjaku trumbulluar,
                                    S'duam patronë dhe tiranë
                                    Botën mizore ne do ta shkallmojmë,
                                    Që nga themeli dhe pastaj,
                                    Për veten tonë të ndërtojmë,
                                    Botën e re në vend të saj,
                                    
                                      Është lufta finale,
                                      Vendimtare mi dhe,
                                      Internacionale,
                                      Do të jetë bot' e re.
                                      
                                    Nga zot e mbret s'duam shpëtim,
                                    As nga herojt kordhëtarë,
                                    Me duart tona duam çlirimin,
                                    Do ta fitojmë,o proletarë,
                                    Nga zgjedha shpejt që të shpëtojm',
                                    E kapitalit gjakatar,
                                    Ngreni çekanin dhe qëlloni,
                                    Sa gjindet hekuri në zjarr.
                                      Është lufta finale,
                                      Vendimtare mbi dhe,
                                      Internacionale,
                                      Do të jetë bot' e re. 
                                   
                                    Ndërkombëtarë,o shok na jemi,
                                    Ushtri e madhe e punës ne,
                                    Në dorë botën do ta kemi,
                                    Për parazit' s'ka vënd mbi dhe'
                                    Edhe kur rrufeja do të bjer',
                                    Mbi çdo gjakpirës dhe xhelat,
                                    Pa rreshtur dielli do t'i shtjer',
                                    Mbi neve rrezet që nga lart.
                                      Është lufta finale,
                                      Vendimtare mbi dhe,
                                      Internacionale,
                                      Do të jetë bot' e re.
                                                
                                                       Ezhen Potie
                                          Himni Kombëtar
                                   Rreth flamurit të përbashkuar
                                   Me një dëshir` e një qëllim,
                                   Të gjith` atij duk` ju betuar
                                   Të lidhim besën për shpëtim
                                   Prej lufte veç ay largohet
                                   Që është lindur tradhëtor,
                                   Kush është burrë nuk frikohet,
                                   Po vdes, po vdes si një dëshmor!
                                   Në dorë armët do t`i mbajmë
                                   Të mbrojmë atdhenë më çdo kënd,
                                   Të drejtat tona ne s`i ndajmë;
                                   Këtu armiqtë s`kanë vend.
                                   Se Zoti vetë e tha me gojë
                                   Që kombe shuhen përmbi dhe,
                                   Po Shqipëria do të rrojë;
                                   Për të, për të luftojmë ne!
                                   O flamur, flamur, shenj` e shenjtë,
                                   Te ty betohemi këtu,
                                   Për Shqipërin` atdhen` e shtrenjtë,
                                   Për nder` edhe lavdimn` e tu.
                                   Trim, burrë quhet dhe nderohet
                                   Atdheut kush iu bë theror;
                                   Për jet` ay do të kujtohet
                                   Mbi dhe, nën dhe si një shenjtor!
                                                         
                                                             ASDRENI


References

Redakto

[1]

  1. ^ [undefined] Error: {{Lang-xx}}: no text (help) [1]