Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Pleurat.berisha. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Teknologjia GIS në bujqësi Redakto

Hyrje në GIS Redakto

Skeda:Metodat.PNG
Metodat për paraqitjen e të dhënave në mënyrë digjitale

GIS (sistemi gjeografik i informacionit) është sistem integrimi i harduerit dhe softuerit për mbledhjen, përpunimin, menaxhimin dhe ruajtjen e të gjitha llojeve të të dhënave gjeohapësinore.[1]

GIS mundëson shikimin, kuptimin si dhe interpretimin e këtyre të dhënave me anë të hartave, globeve, diagrameve etj.

Me zhvillimin e teknologjisë edhe sistemi gjeografik i informacionit ka pësuar ndryshime, duke shkuar gjithnjë në kahje të digjitalizimit të informacionit, gjë që lehtëson arritjen deri tek të dhënat.

Me anë të procesit të digjitalizimit planet dhe hartat gjeodezike paraqiten në mënyre elektronike, duke përdorur ndonjë program si GIS apoCAD. Të dhënat nga GIS paraqesin objekte reale( rrugët, relievin, rrjedhjen ujore etj.)

Ekzistojnë dy metoda për ti paraqitur të dhënat në mënyrë digjitale:

  • Rasterike
  • Vektorial

Me anë të GIS imazhet satelitore që nënkuptojnë të dhëna rasterike mund të konvertohen në të dhëna vektoriale me anë të procesit të vektorizimit.

Aplikimet Redakto

Teknologjia e GIS mund të përdoret për:

Skeda:Gpsjb jbjbj.PNG
Aplikimi i GIS-it në bujqësi
  • Përcaktim të sipërfaqeve të tokës
  • Gjeologji
  • Arkeologji
  • Vlerësimin e infrastrukturës
  • Planifikimin urban dhe rajonal
  • Kriminalistikë
  • Popullsi dhe studime demografike
  • Bujqësi
  • Vlerësimin e ndotjes të mjedisit
  • Mbikqyrje të sëmundjeve
  • Planifikim ushtarak
  • Analiza në inxhinieri

Arsyet e suksesit Redakto

Duke parë rëndësinë e GIS-it, shumica e industrive e kanë implementuar atë. Ndër arsyet kryesore pse ky sistem është kaq i suksesshëm janë:

  • Marrja e vendimeve mënyre të shpejtë dhe të sigurtë.*
  • Hartat e bazuara në GIS kuptohen shumë më lehtë nga përdoruesit, dhe janë më të thjeshta për tu sqaruar.
  • Kosto më e ulët
  • Dokumentim më i sigurtë i të dhënave


Aplikimi i GIS në bujqësi Redakto

Skeda:Dfdf.PNG
Pajisje e instaluar në traktor për mbledhje të të dhënave

Njëra ndër fushat që ka pasur më së shumti rritje të interesimit për përdorimin e sistemit gjeografik të informacionit viteve të fundit është bujqësia.

Kjo gjë ka ndodhur për faktin që fermerët kanë arritur të kuptojnë rëndësinë e GIS dhe përfitimet nga ky sistem. Sot mund të thuhet që GIS përdoret për qëllime të ndryshme në bujqësi ku më e rëndësishmja pa dyshim që është “bujqësia precize”,e cila nënkupton integrimin e të dhënave gjeo-hapësinore të marra nga GIS apo GPS që mundësojnë rritjen e të ardhurave duke zvogeluar koston e shpenzimeve.

Për më shumë mund të thuhet se”bujqësia precize” nuk ka sjellur përfitime vetëm tek fermerët ,por ka ndikuar direkt në natyrë konkretisht në ruajtjen e ambientit, pasi është reduktuar ndikimi i mjeteve të shumta tradicionale.

Me anë të GIS-it fermerët shumë lehtë kuptojnë se kur është e nevojshme që sipërfaqet tokësore të përgatiten me lëndë ushqyese, të dizenfektohen, kur është koha për mbjellje etj.

Skeda:Capture00.PNG
Etapat përgjatë bujqësisë precize

Me anë të kësaj teknologjie reduktohet në masë të madhe sasia e panevojshme e përdorimit të pesticideve, plehrave kimike si dhe barërave tjera bujqësore për shkak se fermerët tashmë e dijnë saktësisht se ku,sa dhe kur ka nevojë të investohet në kemikale bujqësore.[2]



Etapat përgjatë bujqësisë precize Redakto

Tërë procesin mund ta ndajmë në tre etapa:

  1. Faza para mbjelljes që nënkupton mbledhjen e sa më shumë të dhënave ( nevojat e tokës për lëndë ushqyese, sasia e ujit, pesticidet etj.
  2. Faza gjatë dhe pas mbjelljes ku përdoren të gjitha informacionet që janë mbledhur në etapën e parë me ndihmën e GIS-it, ka të bëjë më shumë me kontrollimin e tokës, nëse ajo është e rrezikar nga ndonjë bakterie apo dëmtues tjetër që ndikon në prodhim.
  3. Faza e tretë është korrja, ku fermerët përdorin një teknikë të posaqme të quajtur “monitori i prodhimtarisë” që përdoret për ti analizuar të dhënat e përgjithshme nga kuptohet nëse ka funksionuar plani sezonal bujqësor. Këto të dhëna më pas futën në softuerin e GIS-it duke ndihmuar fermerët për të arritur tek hartat dhe informacionet e dëshiruara.

Duhet cekur se GIS paraqet bazën e “bujqësisë precize” , pa të cilin fermerët do të kishin vetëm koordinata.[3]


Dobësitë e GIS në bujqësinë precize Redakto

Përveq anëve pozitive ekzistojnë edhe anë negative tek ky proces. Si e metë e bujqësisë precize është që kërkohet nga fermeri të investojë në teknologji për ti monitoruar kulturat para etapës së mbjelljes, gjë që rrit shpenzimet në termin afat-shkurtër.

Studimet gjithashtu tregojnë që fitimet e parashikuara nuk arrihen gjithnjë dhe nëse mungon eksperienca e fermerit atëherë kjo teknologji nuk ka kuptim pasi dihet që disa kultura bujqësore kanë mundësi të rriten më shpejtë e ca të tjera më ngadalë. Gjithashtu softueri i GIS interpreton të dhëna që ipen vetëm nga fermeri, pra nëse fermeri gabon gjatë futjes së të dhënave në softuer atëherë edhe kalkulimet do të jenë gabim.

Referencat Redakto

  1. ^ GIS, Çka është GIS ?
  2. ^ GIS solution for agriculture, Përparësitë e GIS në bujqësi.
  3. ^ GIS for Agriculture Seminar,Etapat përgjatë bujqësisë precize.