Pallati presidencial apo Pallati i brigadave dhe parku i tij (Tiranë) është një monument i trashëgimisë kulturore në rrethin e Tiranës, në qarkun e Tiranës, Shqipëri [1]. Ky monument është i llojit "Arkitekture", i miratuar me numër "752 më 11.11.2004".

Pallati i brigadave dhe parku i tij (Tiranë)
Pallati presidencial is located in Earth
Pallati presidencial (Earth)
LlojiArkitekture
VendndodhjaRrethi i Tiranës, Qarku i Tiranës, Shqipëri
Koordinatat41°18′42″N 19°50′01″E / 41.311653°N 19.833586°E / 41.311653; 19.833586
Ndërtuar1937-1941
Organi drejtuesDRKK Durrës
Emri zyrtar: Monument i trashëgimisë kulturore
LlojiNën mbrojtje
KriteretI
Përcaktuar752
Nr. i referencësTR109
TipologjiaRezidence mbreterore

Historia Redakto

Pallati Presidencial, i njohur si Pallati i Brigadave, filloi të ndërtohej nga Mbreti Zog I në vitin 1936. Ky pallat i projektuar nga tre arkitektë italianë do të shërbente si rezidenca e mbretit Zog. Për shkak të shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore dhe pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste më 1939, mbreti Zog u largua nga vendi dhe nuk arriti kurrë ta shihte pallatin mbretëror të përfunduar. Ndërtimi i pallatit u përfundua në vitin 1941 nga italianët, të cilët vendosën aty shtabin qendror të ushtrisë së tyre. Në këtë pallat ka qëndruar edhe mbreti i Italisë Viktor Emanueli III gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1941. Pallati mbretëror u quajt “Pallati i Brigadave” nga regjimi komunist, i cili e përdori për pritje dhe ceremonira shtetërore. Nga viti 1992, emri zyrtar i këtij institucioni është “Pallati Presidencial”.

Referime Redakto

  1. ^ LISTA E MONUMENTEVE: RRETHI I TIRANËS (PDF). Instituti i Monumenteve të Kulturës - Ministria e Kulturës. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 29 qershor 2016. Marrë më 12 gusht 2017.

Lidhje të jashtme Redakto