Në qytetin e Fierit në Shqipëri zhvillohet që nga viti 2014 Panairi i Librit, i cili organizohet nga Fondacioni Kulturor “Harpa’’ dhe është themeluar nga shkrimtarja e njohur Majlinda Rama. Në këtë ngjarje mbarëkombëtare marrin pjesë botues, institucione kulturore, arsimore, klube shkrimtarësh, OJF, etj. të cilët vijnë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia dhe paraqesin në këtë panair, botime nga më të larmishmet nga letërsia artistike shqipe dhe e huaj, botime historike, studimore, publicistikë, enciklopedi, letërsi për fëmijë, fjalorë, albume, udhëzues, harta etj.