Petrit Beci
Petrit Beci Menjëherë pas mbarimit të shkollës së lartë për ekonomi, Petrit Beci është emëruar si punonjës në Kinostudio. Më tej karriera e tij vijoi duke u emërtuar në vitin 1984 si kryetar i prodhimit për tre gjinitë e filmit, po në Kinostudio. Më tej, në vitin 1987, ai është caktuar në postin e drejtorit të Kinostudios, për të kaluar në vitin 1992, në karrigen e drejtorit të Kinostudios.
Më ’94 Beci do të japë dorëheqjen nga posti i drejtorit, për t’u rikthyer sërish në fushën e kinematografisë në vitin ’97. Gjatë gjithë kësaj kohe, vitet ’92-’96 është aprovuar ligji mbi kinematografinë, për të cilin Beci ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm, duke qenë ndër autorët e ligjit në fjalë.
Me ligjin e Kinematografisë, në vitin 1997 u krijua dhe Qendra Kombëtare e Kinematografisë, ku Beci do të kthehet si nëndrejtor dhe më pas drejtor i saj, deri në vitin 2000, kur kineasti ka dhënë dorëheqjen. Mund të thuhet se e gjithë jeta e Becit ka qenë dhe vazhdon të jetë e lidhur me kinematografinë shqiptare dhe zhvillimet e saj. Ai punoi prej vitesh në televizionin “Klan” dhe në momentet që po themelohej televizioni “Top-Chanel”, Beci tregon se ka qenë në rolin e drejtorit të përgjithshëm. Dhe aktualisht është Drejtor i Përgjithshëm i RTSH-së.