Pijet energjike filluan të shiteshin për herë të parë në vitin 1987 në Austri dhe në vitin 1997 në Amerikë. Në ditët e sotme njihen më shumë se 200 marka në 140 vende dhe numri i të rinjve që konsumojnë këto pije sa vjen e shtohet dita ditës. Disa prej tyre i konsumojnë si ujë apo soda në mëngjes, drekë, darkë apo në vaktet në mes. Një studim i bërë në Amerikë tregoi se 31% e të rinjve të moshave 12-17 vjeç janë konsumatorë të rregullt të pijeve energjike. Do t'ju duket e pabesueshme por besojeni se ka pije energjike edhe për fëmijët e moshës 4 vjeçare. Sipas një raporti të dhënë në vitin 2006 në revistën Fortune tregu i pijeve energjike në Amerikë është rritur afërsisht me 700% që nga viti 2000 dhe shifrat vjetore të shitjeve arrijnë në shumën e 5,4 miliard dollarëve. Edhe pse tek ne gjendja nuk paraqitet kaq kritike ky raport është një paralajmërim i rëndësishëm për një vend i cili shkon drejt rrugës së Amerikës. Në pijet energjike ka sasi të tepërta kafeine: Në pijet energjike ka shumë më tepër kafeinë sesa tek pijet e ngjashme joalkoolike me to si cola, sprite, soda. Shumica prej tyre në 250 ml përmban 80 miligram kafeinë ndërsa në një kuti apo shishe të disa pijeve energjike mund të ketë më shumë se 505 miligram kafeinë. Në mjekësi kafeina përdoret si një ilaç për sistemin nervor dhe në përgjithësi nëse përdoret në sasi të pranueshme është një lëndë e kontrolluar. Në të njëjtën kohë kafeina është i vetmi ilaç psiko-aktiv që mund të përdoret tek fëmijët. Kafeina e marrë në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme si nervozizëm, pagjumësi, probleme të stomakut - zorrëve dhe takikardi. Ligji dhe rregulloret janë insuficiente: Në Amerikë ka rregullore të cilat tregojnë sasinë e kafeinës që ndodhet tek produktet ushqimorë. Sipas kësaj rregulloreje një kanaçe cola nuk duhet të përmbajë më tepër se 71 miligram kafeinë. Një kuti cola përmban 35 miligram kafeinë. E njëjta gjë vlen edhe për ilaçet. Sipas Zyrës së Ushqimeve dhe Ilaçeve të Amerikës në një tabletë të ilaçeve të shitura pa recetë është e lejuar të ketë 100-200 miligram kafeinë dhe përveç kësaj në kutinë e ilaçit duhet të ketë një shënim rreth saj. Pijet energjike nuk hyjnë as tek produktet ushqimore as tek ilaçet ; këta vlerësohen si mbështetëse ushqimore dhe për këtë arsye ligjet e vlefshme për ilaçet dhe ushqimet nuk vlejnë për këtë kategori . Prodhuesit mund të fusin kafeinë në produktet e tyre si t'jua marrë mendja. Por fatkeqësisht në një shishe të një pijeje energjike gjenden 505 miligram kafeinë e cila mund të merret me konsumimin e 14 kutive cola.


Në shumë shtete janë të ndaluara: Në Zvicër pijet energjike nuk u shiten fëmijëve nën moshën 15 vjeç dhe përveç kësaj ka shumë paralajmërime rreth mos përdorimit të pijeve energjike bashkë me pijet alkoolike dhe pas stërvitjes. Në Norvegji shitja e tyre lejohet vetëm në farmaci. Në Angli është i detyruar ngjitja e shënimeve në pijet energjike në të cilat shkruhet se përdorimi i tyre nuk është i përshtatshëm për fëmijë nën moshën 16 vjeç, gratë shtatzëna, nënat që ushqejnë fëmijët me gji dhe personat të cilët janë të ndjeshëm ndaj kafeinës. Në shtete si Australia dhe Zelanda e Re këta pije njihen si mbështetëse ushqimore prandaj nuk bëhet fjalë për lejimin e përdorimit të 80 miligram kafeinë në 250 ml.