Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(;), dy pikat(: ), thonjëzat(" „), viza lidhëse(-) .


s  d  r Pikësimi

Apostrofi ( ' )
Kllapat (( )), ([ ]), ({ }), (< >)
Dy pikat ( : )
Presja ( , )
Vijat (, , , )
Tri pikat ( , ... )
Pikëçuditësja ( ! )
Pika ( . )
Tire ( -, )
Pikëpyetja ( ? )
Thonjëzat ( ‘ ’, “ ” « » )
Pikëpresje ( ; )
Vi e lakuar ( /, \ )

Hapësirat

hapësiart ( ) () ()
Pika e mesme ( · )

Shtyshkrimi e përgjithëshme

( & ), ( * ), ( @ ), ( \ ), ( ), ( ^ ), ( ¤ ) ¢, $, , £, ¥, , , ( ), ( ), ( ° ), ( ¡ ), ( ¿ ), ( # ), ( ), ( %, , ), ( ), ( ), ( § ), ( ~ ), ( ¨ ), ( _ ), ( |, ¦ )

Shtyshkrimi e jashtëzakonshme
( ), ( ), ( ؟ ), ( ),

Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur .

Pika Redakto

Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.) Pikëpyetja shënon grafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit : Nga na vjen o djalë (?)

Pikëçuditësja Redakto

Pikëçuditësja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur, kundërshtim, zemërim, gëzim ) : Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!) Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar: Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s'ka (…)

Presja , pikëpresja , kllapat Redakto

Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë .

Presja Redakto

Presja shënon grafikisht një pushim të shkurtër brenda fjalisë . Ajo shërben për të vënë në dukje : - një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre të veçuar : Artani (,) djali më i madh(,) punonte në tregëti … Një fjalë a një grup fjalësh në rolin e një gjymtyre homogjene : Skënderbeu mishëronte vetitë më pozititve të popullit : urtësinë (,) mençurinë e trimërinë . Fjalët e togjet e fjalëve të ndërmjetme : Agimi (,) për çudi (,) nuk shkoi larg . Pjesët e një fjalie të përbërë Sançoja (,) pasi rregulloi kafshët (,) shkoi aty ku zienin ca copa mishi mbi zjarr .

Pikëpresja Redakto

Pikëpresja shënon grafikisht një pushim më të gjatë se presja . Ajo ndan në përgjithësi pjesë të ndryshme të pavarura të një fjalie të përbërë : Ata që më donin , erdhën (;) ata që s'më donin , nuk erdhën .

Dy pikat Redakto

Dy pikat shënojnë një pushim që zgjat pothuajse sa pikëpresja , por ndryshe prej saj dy pikat kanë një vlerë , lajmërojnë një shpjegim , një varg shembujsh etj . Ishte paralizuar; nuk lëvizte dot asgjë (: )as duart, as këmbët. Disa pemë p.sh.(: ) portokallat, limonat , mandarinat i pjekin frutat në dimër .

Kllapat Redakto

Kllapat shënojnë një pushim të shkurtër si presja e shërbejnë për të dalluar , shquar dhe veçuar një grup fjalësh që shprehin një sqarim ose një mendim të ndërshtënë : Te fusha e kuqe ---( ajo quhej keshtu , se në mes të saj një shkëmb i kuq )--- Dritën e priste Agimi .

Thojëzat dhe vizat Redakto

Thonjëzat dhe viza shërbejnë për të rrethuar fjalët e një ose më shumë bashkëbiseduesve në një ligjëratë të drejtë . (") Zemra e prindit nuk gënjehet aq kollaj(") , - tha plaku .

Thojëzat Redakto

Thojëzat shërbejnë gjithashtu për të shënuar emertimet e rrugëve , institucioneve, titujt e librave , revistave , gazetave etj .: Banon në rrugën (")Naim Frashëri(").

Shkurtimet Redakto

Një numër fjalësh të gjata që përdoren shpesh, shkruhen të shkurtuara sipas një mënyre të caktuar. Këto fjalë quhen shkurtime. Shkurtimet më të përdorshme janë: emrat e gjatë të shteteve, oganizatave, institucioneve, shoqatave etj. : --RSh-- (Republika e Shqipërisë), --PD-- (Partia Demokratike), --ATSh-- (Agjensia Telegrafike Shqiptare). Këto shkurtime shkruhen me shkronja të mëdha, pa vënë pikë, as ndërmjet, as pas tyre; emrat e personaliteteve të njohura: N.Frashëri, A.Gj.Fishta, F.Konica etj. Në këto raste pas shkurtimeve vihet pikë; Disa fjalë që përdoren shpesh: d.m.th. (domethënë), p.sh. (për shembull), etj. (e të tjerë), fq. (faqe), e.r. (era e re), shek. (shekulli), vëll. (vëllimi) etj. Në këtë rast pas çdo shkurtimi vihet pikë; Njësitë që tregojnë masë: 10 cm, 30 m, 70 km, 2 m, 3 m, 20 gr, 40 kg, 56 kv, etj. Pas shkurtimit në këto raste nuk vihet pikë.

Fjalët që shkurtohen lexohen të plota. Disa prej tyre mund të lexohen edhe sipas tingujve të shkurtuar: ATSh (atëshëja), OKB (okëbëja).


Lidhje të jashtme Redakto

https://web.archive.org/web/20080108121329/http://www.tokashqiptare.com/gjuha-pikesimi.htm [1]