Pishtari olimpik, është prej çeliku dhe ka formën e një skije. Është i gjatë 77 cm, i gjerë 10,5 cm, ndërsa peshon 1,9 kg. Nga jashtë është lyer me një ngjyrë të veçantë që mundëson rezistencë të madhe termike që shkon nga -20 °C deri 25 °C. Pishtari ka një autonomi prej 15 min dhe mund të funksionojë deri në 5.000 m lartësi. Flaka e tij ushqehet nga një përzierje hidrokarburesh (40% propilen, 60% butan) që ndodhet brenda pishtarit në një lloj bombole prej alumini.

Shiko edhe këtë Redakto

Lidhje të jashtme Redakto