Pitagora (greqisht: Πυθαγόρας) lindi afërsisht në vitin 570 p.e.s. dhe vdiq më 495 p.e.s.,( n.486, Abdera , Greqi - d.411 , Deti Jon ), ishte një filozof grek , që konsiderohej si më i hershmi dhe më i rëndësishmi i sofistëve .

Busti i Pitagorës
Teorema e Pitágoras

Ishte matematikan dhe filozof grek. Pitagora është shumë i njohur me teoremëm e tij në matematikë, e cila njihet si "Teorema e Pitagorës" e cila shprehet me barazimin është mjaft e thjeshtë por për nga rëndësia është e jashtzakonshme dhe mësohet që në shkollën fillore. [1]

Pitagora u lind në ishullin grek Samos, midis 592 dhe 572 para erës sonë. Që i vogël shfaqi shumë dhunti të veçanta që më vonë do të krijojnë një legjendë, që e do të jetë i biri i Apollonit. Por edhe vetë emri i tij do të thotë ‘’ ai që u deklarua nga Pitia (profetja)’’.Në moshë të re merr pjesë në Lojrat Olimpike ku dhe bëhet kampion në mundjen e lirë. Më pas do të udhëtojë në Egjipt ku dhe do të initacionohet në misteret e Memfidës dhe Heliupolit. Në vazhdim do të shkojë në Finike dhe në Halde ku dhe do të mësojë astronominë dhe gjeometrinë. Gjithashtu duket se erdhi në kontakt edhe me driidët e Galatisë. Rikthehet në Samo dhe themelon shkollën e tij duke arritur të mbledhë mbi 3.000 nxënës. Madhështia e tij do të provokojë reagimet e pushtetarëve të Samosit dhe kështu do të detyrohet të largohet nga ishulli, ku pas një udhëtimi të gjatë do të arrijë në Krotone ku dhe do të themelojë shkollën e tij të famshme rreth vitit 520 para erës sonë. Në të gjithë jetën e tij mundua të jetë një shembull për njerëzit e tjerë, diçka që përbën bazën e mënyrës së doktrinës së tij.

Doktrina Pitagoriane

Redakto

Doktrina e tij është nje ‘’formulë’’ që do të udhëheqë njeriun në kuptimin e ligjeve të natyrës dhe të përmisojë dhe të zhvillojë aftësitë e tij. Fillimi i kësaj ‘’formule’’ është Matematika. Por jo me kuptimin e sotëm mbi këtë shkencë. Por me një konsiderim që mund të na udhëheqë në shkakun e parë të gjërave. Numrat janë Perëndi do të thotë Platoni më vonë, që për shumë mëndimtarë është Pitagorieni i fundit i madh, pavarësisht se kurrë nuk e njohu Pitagorën. Nga numrat fillon faza e shfaqjes së botës. Pitagora shpreh krijimin e botës si më poshtë:

BASHKIMI ËSHTË LIGJI I ZOTIT
ZHVILLIMI ËSHTË LIGJI I JETËS
NUMRI ËSHTË LIGJI I BOTËS

Pitagora dhe matematika

Redakto
 
Teorema e Pitagora

Matematika është pika ku takohen dhe harmonizohen feja, shkenca dhe arti. Për këtë doktrina e tij mund të jetë gjithësore dhe të përmbajë harmonikisht, konceptin fetar, kërkimet shkencore dhe eksperimentin. Dhe të gjitha këto janë të mbushura me një total rregullash etikë ku dhe ato kanë të bëjnë me celësa matematikë dhe numra.Simbolet matematike kanë një rëndësi të madhe në doktrinën Pitagoriene pasi nëpërmes tyre arrinin të konsolidonin në botën e shfaqur gjithcka që kishin arritur të përvetsonin. Domethënë mund të shkruanin , duke përdorur simbolet matematike, një gjendje psikologjike ose një shprehje bukurie. Si për shembull numrin Φ (Φ = 1.62…), që është shprehja e rregullit të bukurisë së Natyrës.Pitagora është themeluesi i shkencës muzikore, zbulues i simboleve që korrespondojnë me notat dhe simbolet muzikore. Pjesa matematike e kësaj shkence quhej ‘’Harmonikë’’. Pitagora është i pari që flet për sfericitetin e tokës dhe se toka është pjesë e një totali sferash me qendër të njëjtë ku distancat midis tyre rregulohen me hapësira muzikore. Është harmonia e sferave. Është i pari që përdori fjalën Filozofi.

 
Teorema e Pitágoras. Leonardo da Vinci

Edukimi Pitagorian

Redakto

Pavarësisht se ‘’Omakio’’ (shkolla pitagoriane) funksiononte me një mënyrë bashkëjetese, gjithashtu ekzistonin paralelisht aktivitete që drejtoheshin audiencës së gjërë. Këto ishin audienca dhe fjalime publike mbi pyetje dhe probleme të jetës së përditshme dhe në zgjidhjet filozofike të tyre. Të shumtë ishin ata që vetëm ndiqnin por pa dashur të zbatonin këto zgjidhje në të vërtetë. Disa të tjerë mundoheshin të shkonin më thellë duke përparuar në hyrjen e tyre drejt komunitetit pitagorien dhe bëheshin nxënës.Për tu bërë dikush nxënës i pranuar, duhej fillimisht të kalonte disa testime , sidomos të tipit psikologjik. Qëllimi i testimeve ishte që nxënësi të mund të aktivizojë, intelektin dhe aftësinë Etike. Intelektin në mënyrë që të mund të kishte opinionin e tij. Dhe aftësinë Etike për ta përdorur këtë intelekt në të mirën e përbashkët, duke kontrolluar prirjet egoiste.

Tjetër qëllim ishte kalitja e karakterit të njeriut dhe zhvillimin e trimërisë, qetësisë dhe vetëkontrollit. Për shembull, e linin për disa ditë vetëm në një dhomë me pak ujë dhe pak ushqim. I jepnin një dërrasë me ndonjë simbol gjeometrik të skalitur në të . Pasi meditonte për disa ditë, e dërgonin në një amfiteatër, ku përpara të gjithë nxënësve të vjetër, ku dhe duhej të thoshte se çfarë kishte kuptuar nga ai simbol. Gjatë fjalimit të tij, audienca e ngacmonte me mënyra të ndryshme. Kjo ishte një testim me të cilin kandidati mund të kontrollonte defektin e Arrogancës.

Në kuadrin e anëtarëve ekzistonin 3 nivele. Fillestari, Dëgjuesi dhe Matematikani. Në nivelin e Fillestarit testimet ishin me delikate dhe kishin të bënin sidomos me imagjinatën e tij. Kishin si qëllim të zgjerohej imagjinata krijuese duke izoluar dhe kufizuar fantazitë. Imagjinata krijuese ndryshon shumë nga fantazitë, sepse imagjinata është e kontrolluar, ka objektiv dhe jep rezultate praktike. Përkundrazi, fantazitë na tërheqin në mendime utopike që janë krejt të pamundur. Ky nivel plotësohej kur nxënësi arrinte të ‘’konsolidonte emocionet dhe ndjenjat e tij, domethënë atëherë kur arrinte ti kontrollonte dhe ti drejtonte.

Pasi të ketë mësuar të mbizotëronte pamjet e ekzagjeruara dhe negative të personalitetit të tij, atëherë mund të kalojë në nivelin tjetër, atë të Dëgjuesit. Zgjatja e kësaj faze është pak a shumë 5 vite dhe nxënësi është i deyruar të jetë i heshtur. Në këtë mënyrë mësonte si të merrej dhe si të përmisonte fuqitë dhe virtytet e tij.

Gjeometri do të fillonte të mësonte pas moshën 28 vjecare dhe në vazhdim. Deri atëherë , edukimi kishte si objektiv në formimin e personalitetit të tij. Në moshën 28 vjecare (7 x 4 = 2 plotësohet një cikël i rëndësishëm i jetës së njeriut. Shtatë vite për cdonjërin nga trupat e personalitetit . Këto trupa janë : a) trupi fizik, b) trupi energjik, c) trupi sentimental, d) trupi mendor konkret.Pasi të kishte edukuar personalitetin e tij, nxënësi mund të thellohej , duke zvogëluar rastet shtrembëruese, mbi temat e Natyrës dhe të Perëndisë.

Pas kësaj faze të edukimit mund të kthehej përsëri dhe të integrohej brënda shoqërisë (domethënë të bëhej politikan, ose individ shoqëror) në mënyrë që të ishte me i dobishëm. Politikan për Pitagorienët ishte njeriu i cili pasi kishtë mësuar filozofinë, rikthehej në shoqëri për tu bërë i dobishëm për komunitetin. Nuk ishte një njeri që interesohej për poste dhe për pushtet por përkundrazi interesohej për përmisimin e shoqërisë. Ai që zgjidhte të bëhej politikan nuk do të mund të kalonte në fazën e Matematikanit. Matematikan për Pitagorienët ishte ai që mund të jepte mësim, Mësuesi. Ata që ishin në këtë nivel kishin favorin që mund të jetonin afër Pitagorës. Për Pitagorienët rëndësinë më të madhe kishin miqësia dhe ortakëria. Pitagorienët konsideronin se këta elementë pasqyrohej dashuria universale. Ishin të ‘’lidhur’’ nga betimi i mbajtjes së sekretit mbi doktrinën superiore, ceremonitë dhe simbolet e shenjta. Pitagora i ofroi njerëzimit një ‘’ eksperiment të suksesshëm’’ për atë që Platoni më vonë do të quajë: edukim me Gjimnastikë dhe Muzikë. Pavarësisht se shkolla e Krotones pushoi së funksionuari me një mënyrë të dhunshme, fama Pitagorienëvë vazhdoi të ekzistonte dhe të ndikonte në botën e atëhershme. Kështu një shekull e gjysëm më vonë, një tjetër njeri i madh do të influencohet nga Pitagorizmi dhe do të kontribuojë dhe ai në zhvillimin e njeriut. Sigurisht nuk është askush tjetër përvec se themeluesi i Akademisë, Platoni.

Shkrimet

Redakto

Nga pasura e punimeve - shkrimet e retorikës, etikës, ligjit, filozofisë dhe gramatikës - ata nuk janë ruajtur mEe shumë se 20 rreshta. Nga Diogjeni Laertios mund të gjeni disa nga titujt e veprave të Protagora: polemikave Art rreth luftimeve, për shkencën, për shtetin, për gjendjen primitive të gjërave, gjërat në fakte Hades të gabuara për njerëzit, normave, argumentues . ndikimi i tij u ndje në të menduarit e Democritus , Euripidit dhe filozofët skeptikë . Platoni e bën atë heroin e dialogut, duke luftuar tezat e tij (v. Protagoras Dialogue ); Plutarku dhe Profeti lexuan në shekujt e dytë dhe të tretë shkrimet. Protagoras njihej si profesor i retorikës dhe debatit, i cili ishte i rëndësishëm në jetën shoqërore të Greqisë së lashtë . Ai është autori i aforizmave të famshme: Njeriu është masa e të gjitha gjërave, e atyre që ekzistojnë si ata ekzistojnë, dhe të atyre që nuk ekzistojnë, pasi ato nuk ekzistojnë. Protagoras e kaloi jetën në udhëtime të gjata, të ndërprera nga ndalesa në Athinë , ku u bë miq me Perikliun . Në themelimin e Thurioit ( 444 ), Protagoras u ngarkua për të hartuar kushtetutën e qytetit të ri. Për shkak të shkrimeve rreth perëndive (të djegura në publik në Athinë), një vepër që disa konsideroheshin ateistë , ai u akuzua në 411 dhe të detyruar të largohen nga qyteti. Ai tragjikisht vdiq në një anijembytje në rrugën e tij drejt Sicilisë .

Lidhje të jashtme

Redakto