Hape menynë kryesore
redakto 
Portali Plava
Mirë se na kini-vini në portalin
P L A V A
Kjo faqe shërbenë si ndihmë për kërkimin dhe krijimin e artikujve mbi dhe për
PlavënWikipedia.
redakto 
Artikulli i muajit

Esad Mekuli është poeti i parë dhe më i njohur i Kosovës pas Luftës së Dytë Botërore. Ai lindi në Plavë, më 17 dhjetor 1916 dhe vdiq në Prishtinë më 1993. Familja e tij në Plavë kishte ardhë nga Nokshiqi. Babi i Esad Mekulit, edhepse ishte hoxhë, fëmijët e tij i orientoi në shkollim jofetar. Esad Mekuli, shkollën fillore e kreu në Plavë, në gjuhën serbe. Shkollimin e mesëm-gjimnazin e filloi në Pejë, për ta vazhduar pastaj në Prizren e Sarajevë, ndërsa e përfundoi në Pejë në vitin 1936. Menjëherë pas kryerjes së shkollimit të mesëm u regjistrua në fakultetin e veterinarisë në Beograd, të cilin e vazhdoi në pastaj në Zagreb e në Italia. Në këtë fushë, ai edhe doktoroi në Beograd në vitin 1959. Si nxënës i shkollës së mesme, por edhe si student dëshmoi se është përparimtar dhe çdo herë gjendej në rrethin e atyre që e kritikonin regjimin e kohës. Pikërisht për këtë ai ndërroi shumë shkolla të mesme dhe fakultete. Madje edhe mjaft shpesh u burgos. Tri herë është burgosur, dhe ka rënë në duar të famëkeqit Kosmajc-shef i policisë. Më së vështiri e ka pasë kur ka kundërshtuar traktin për shpërnguljen e shqiptarëve për në Turqi. Esad Mekuli ishte aktivist i dalluar dhe bartës i jetës kulturore të studentëve. Në Beograd ishte edhe redaktor i fletorës Beogradski student. Në këtë sferë siç ka thënë vetë, si gjimnazist ka shkruar romanin Vendeta – hakmarrja, për të damkosë këtë të keqe në mesin e shqiptarëve. Pastaj ka shkruar punime sociale në revistat e ndryshme, si: Venac – Beograd, Mlladost – Zagreb, Podmladak jadranske Staze – Split, Granit – Podgoricë, Novi Behar – Sarajevë, Student – Beograd e të tjera. Në këto revista ka shkruar në gjuhën serbe, dhe çdo herë ka shkruar për popullin e vet – shqiptarët, të cilët i ka mbrojtur kur të tjerët i kanë akuzuar. Si student përparimtar ai u burgos në vitin 1940 dhe qëndroi në burgun famëkeq "Gllavinjaqa", prej nga u amnistua me 2 prill të vitit 1941. Pas daljes nga burgu u paraqit vullnetar dhe punoi si veterinar ushtarak në Pejë. Këtu në vitin 1942 e burgosën për shkak të punës ilegale dhe bashkëpunimit me lëvizjet çlirimtare. Ka qëndruar i burgosur në Kullën e Sheremetit. Pas lirimit, ai u gjend herë në Zagreb, herë në Tiranë, madje edhe në Itali. Në fund të vitit 1943 ai i bashkua aradhave partizane dhe ishte redaktor i gazetës ilegale partizane Lirija. >>>

redakto 
Fotografia e muajit
redakto 
A e dini se

Sipas rezultateve preliminare të regjistrimit të popullsisë së vititi 2011, komuna e Plavës ka pasur 13549 banorë me 3737 ekonomi familjare dhe 5440 banesa.

redakto 
Plava Temat
redakto 
Këndi yt
redakto 
Burime interneti
redakto 
Portala të ngjashëm

Stema e Bashkisë Berat.svg COA Bujanovac.png Coat of arms of Debar Municipality.png Stema e Bashkisë Durrës.svg Coat of arms of Elbasan.svg Logo ferizaj.jpg Coat of arms of Fier.svg Gjakova stema.jpg GjilaniEmblema.JPG Stema e Bashkisë Gjirokastër.svg Stema e Bashkisë Korçë.svg Stema e Bashkisë Kukës.svg Coat of arms of Kumanovo Municipality.svg Stema e Bashkisë Lezhë.svg COA Medveđa.png VushtriaEmblema.PNG Peja - Logo.jpg Coat of arms of Plav.png Presevo-grb.png Stema e Komunës Prishtinë.svg Emblema - Prizren.jpg Stema e Bashkisë Shkodër.svg Coat of arms of Skopje.svg Stema e Bashkisë Tiranë.svg Novi Pazar (Grb).png Coat of Arms of Bar.png Coat of Arms of Ulcinj.svg Stema e Bashkisë Vlorë.svg

Berati  Bujanoci Dibra  Durrësi  Elbasani Ferizaji  Fieri  Gjakova Gjilani  Gjirokastra  Korça Kukësi  Kumanova  Lezha  Medvegja  Mitrovica  Peja  Plava  Presheva  Prishtina  Prizreni  Tirana  Tregu i Ri  Tivari  Shkodra  Shkupi  Ulqini  Vlora

Fresko kujtesën e serverit