Porti (lojë)
Porti (në tekste edhe sërça, klikeri[1]) është një sferë e qelqtë apo nga ndonjë material artificial që zakonisht përdoret si mjetë loje për fëmijë.
Loja trekëndësh
RedaktoTrekëndëshi shpesh a lujim vij, është lojë e cila luhet nga fëmijët. Zakonisht në dhe vizatohet një trekëndësh në vijat e të cilit plasohen portat, dhe në largësi mbi 1 m, në sipërfaqe të dheut vizatohet një vijë nga e cila lojtarët mundohen të godasin portat e vendosur në trekëndësh. Pas hapjes së lojës, lojtarët tentojnë të i thajin (godasin) portat në trekëndësh deri sa të mos mbete asnjë.
Loja gropë
RedaktoNë dhe hapet një gropë dhe afërsisht një metër larg saj vizatohet (tërhiqet në dhe) një horizontale nga e cila fillon loja. Qëllimi i lojtarëve është që të fusin portin e tyre në gropë duke cekë (goditur) portat e tjetrit që nuk ka arritur të fusë në gropë.
Loja cek
RedaktoZakonisht kjo lojë luhet vetëm nga dy lojtarë. Në mes të tyre plasohet një port i cili nga dy lojtarët tentohet të cakrrohet (goditet).
Burimi i të dhënave
Redakto- ^ Kliker - shprehje e moçme në kuptimin i shpejt në mendime, ja kap rradakja shpejt