Proceset elktrokimike
Proceset elektrokimike janë proceset kimike, te cilat zhvillohen nën veprimin e rrymës elektrike, pjesa e kimisë e cila merret me proceset elektrokimike quhet elektrokimi. Te tilla janë proceset që zhvillohen gjatë elekrolizës dhe te atyre qe shërbejnë baze për fitimin e rrymës elektrike.
Elektroliza, është proces kur rryma njëkaheshe kalon nëpër elektrolit (tretesire ose shkrirje). Në sistem ndodhin ndryshime kimike (lirimi i gazeve, funderrimi i metaleve ne elektroda etj.) Ekziston lidhshmëria midis rrymës elekrike dhe disa reaksioneve kimike. Reaksionet për të cilat behet fjalë, ose zhvillohen, ngase neper sistem kalon rryma elekrike, vete shërbejnë si bazë e përfitimit të rrymës elektrike. Reaksionet e tilla quhen reaksione elektrokimike. Proceset elektrokimike, sipas karakterit te tyre janë procese oksido-reduktuese, d. m. th janë të shoqëruara me këmbim te elktroneve të oksigjenit.