Metabolizmi është term i përbashkët për reaksionet kimike, të cilat janë bazë e rritjes, ngacmueshmërisë, lëvizjes, ndarjes dhe e riprodhimit të qelizës. Ato mund të ndahen në dy grupe reaksionesh, të cilat quhen anabolizëm dhe katabolizëm.

Katabolizmi

Redakto

Me katabolizëm nënkuptojmë të gjitha reaksionet kimike në qelizë,të cilat shpërbëjnë materiet e përbëra në ato të thjeshta dhe lirohet energjia(reaksionet e shpërbërjes). Gjatë procesit të katabolizmit gjithmonë lirohet energjia.

Anabolizmi

Redakto

Me anabolizëm nënkuptojmë të gjitha reaksionet kimike në qelizë gjatë të cilave krijohen materie të reja (reaksionet e sintezës).Anabolizmi gjithmonë kërkon energji, e cila duhet të sigurohet, sepse ato sasi të vogla të cilat prodhohen gjatë kohës së reaksionit, nuk janë të mjaftueshme (d.m.th rezultat i përgjithshëm i anabolizmit është humbja e energjisë). Energjia e duhur merret gjatë procesit të katabolizmit.

Shpejtësia e metabolizmit

Redakto

Te njeriu ndryshon shumë prej individit në individ, ndërsa në të njëjtin individ ndryshon varësisht prej kushteve të mjedisit. Shpejtësia e metabolizmit rritet gjatë stresit, kur temperatura e ajrit rritet gjatë stresit, kur temperatura e trupit rritet si dhe gjatë kohës së ushtrimeve. Prandaj koha më e përshtatshme e matjes së shpejtësisë të metabolizmit është kur individi pushon dhe kur ka temperaturë trupore normale. Kjo quhet shpejtësia bazale e metabolizmit dhe shprehet në kalori ose kiloxhula (kj) për metër katror të sipërfaqes trupore në orë. Njerëzit që kanë shpejtësi të madhe bazale të metabolizmit mund të hanë sasi të madhe të ushqimit dhe të mos e shtojnë peshën, sepse katabolizmi i materieve ushqyese (në qeliza) të tyre ndodh aq shpejt sa sasia e tepët e yndyrës nuk grumbullohet si rezervë. Njerëzit që kanë shpejtësi të ulët bazale të metabolizmit lehtë e shtojnë peshën. Në shpejtësinë e metabolizmit ndikojnë disa lloje hormonesh, veçmas trioksina, adrenalina dhe noradrenalina.