Razi Brahimi (Delvinë, 9 maj 1931 - 4 gusht 2015) ka qenë shkrimtar, kritik letrar, arsimtar dhe pedagog shqiptar.

Biografia Redakto

Që në moshë të vogël u dallua për talentin e tij të spikatur në krijimtari letrare. Shkollën e mesme e kreu pranë shkollës ushtarake “Skënderbej” (1945-1949) dhe më pas vazhdoi pranë Normales së Elbasanit (1949- 1951).

Ndoqi studimet e larta për gjuhë letërsi, në Institutin e Lartë Pedagogjik të Tiranës me rezultate të shkëlqyera. Gjatë viteve 1955-1989 ka punuar si Zv. Kryeredaktor i Revistës Nëntori, Sekretar i kolegjiumit të Gazetës Drita, Përgjegjës i Redaksisë së Letërsisë Shqipe pranë Shtëpisë Botuese Naim Frashëri, Drejtor i Shtëpisë së ulturës në Lushnjë, pedagog dhe Kryetar i Degës së Kulturës në Institutin e Lartë të Arteve, Përgjegjës i Sektorit Shkencor dhe i Kurseve Pasuniversitare për kritikë arti.


Ai ka qenë gjithashtu pedagog i jashtëm në Universitetin e Tiranës, ku ka mbajtur kurse ligjëratash për historinë e letërsisë shqiptare dhe për bazat e estetikës.

Gjatë viteve 1971-1990 ka dhënë lëndën e estetikës në Institutin e Lartë të Arteve. Ka qenë bashkëpunëtor me institucione shkencore si Akademia e Shkencave si pjesëmarrës aktiv në konferenca, sesione shkencore kushtuar artit, folklorit dhe letërsisë.

Razi Brahimi është bashkautor ne “Histori e Letërsisë Shqiptare” botim i Akademisë se Shkencave.

Ndër botimet e Razi Brahimit veçojmë:

1959 - “Tregime” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1960 - “Fjalë për Letërsinë” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1962 - “Katër Vajzat” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1965 - “Shënime letrare” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1969 - “Kthesa të forta”, roman, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1969 - “Zgjim pranvere”, novelë, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1972 - “Kur flasim për poezinë” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1972 - “Kritika”, studime (Rilindja), Prishtinë

1972 - “Larg familjes”, tregime, (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1975 - “Veçoritë kombëtare të kulturës dhe artit tone” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1979 - “Kënga popullore e Rilindjes Kombëtare” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

1981 - “Artet dhe zhvillimi i tyre në R.P.S.SH” (Shtëpia Botuese 8 Nëntori)

1989 - “Duke ndjekur procesin letrar” (Shtëpia Botuese Naim Frashëri)

2010 - “Ç’desha të them”, poezi (Shtëpia Botuese Globus)

2010 - “Vetëvrasje poetesh” (Shtëpia Botuese Globus)

Referime Redakto