Rrethi, është një pikturë nga Gani Gashit e punuarë në pëlhur gjatë viteve 2021-2022. Emërtesa Rrethi, si zgjedhje e artistit pët të pagëzuar ekspoziten e tij personale e cila u hap në prill te vitit 2022, tërheq natyrshëm edhe kah kureshtja e domethënies së titullit. Si figur gjeometrike e përkryer, rrethi në rolin e një titullimi është simbol dhe metaforë e përsosurisë dhe përkryerjes.Rrethorja imazh, në sajë të raporteve të përpjestuara barazisht, evokon edhe një tjetër "dimension" e na shpie në atë ndjesor, pra, të një gjendjeje. Siç tryeza e rrumbullaktë nëpërmjet përmasave të së barabartave nga qendra, na fton për një poyicionim të shpenguar, të shlirë, nën premtimin e barazisë, paqes, urtisë e miqësisë. E kështu më tej, duke u zgjëruar rrathët e metaforës art, një vatër mund të shpërfaqë edhe një vatër mund të shpërfaqë edhe një vatan të tërë, memos edhe një botë, e më gjerë. Piktura është bërë për 1 vitë. Shumë njerëz e quajnë këtë pikturë " Pikturë me lëvizjen ciklike " me ritmin e ritma përsëritëse mbi format gjeometrike elementare. Modernen në trajtimin e propocioneve dhe ngjiyjen krpmatike mbi trajtat koymogonike shpërhapur në tablo. Në qasjen me metafiyiken, foloyofia na përsërit shpesj: Asgjë nuk përsëritet pa një shpirt që e përsërit. Siç dihet në artin e zhanreve modern, veçanarisht mes Kubizmit dhe Konstruktivizmit.

Piktura është me dimensione 150 x 110 cm u punua nga pranvera 2021 deri verës 2022.[1][2][3][4][5][lidhje e vdekur]





Referimet Redakto