"Kushtetuta dhe sfidat e konsolidimit të Republikës së Kosovës" ka në fokus analizën e dokumentit themeltar të shtetit më të ri në Ballkan. Ky numër përmbledh kontributet e pjesëmarrësve në konferencën me të njëjtën temë që u mbajt në 29 mars 2010 në mjediset e Universitetit "Marin Barleti" dhe në bashkëpunim me Kolegjin "Dardania" të Prishtinës.

Ky numër i revistës përfshin fjalën hyrëse nga prof. dr. Rexhep Meidani dhe ndahet në dy pjesë kryesore. E para me temë "Kushtetuta e Republikës sëKosovës, vështrime tëpërgjithshme" përfshin kumtesën e Ilir Pandës "Kushtetuta e Republikës sëKosovës nënjëvështrim krahasues", të prof. Arsim Bajramit "Propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit tëKosovës", të prof. dr. Paskal Milos "Nga Rambuje në Kushtetutën e Kosovës", të prof. dr. Haki Demollit "Disa prej karakteristikave të sistemit juridik të Kosovës", të prof. Arben Putos "Pavarësia e Kosovës në Gjyakatën Ndërkombëtare të Hagës", të prof. Kurtesh Saliut "Disa karakteristika të Kushtetutës së Kosovës".

Pjesa e dytë "Analizë e elementëve të ndryshëm të Kushtetutës së Republikës së Kosovës" përmban punimin e prof. dr. Aurela Anastasit "Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe integrimi i saj euro-atlantik (vështrim i krahasuar me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë), e prof. Luan Omarit "Komunitetet dhe pozita e tyre sipas Kushtetutës së Kosovës", prof. ass. Visar Morinës "Mbrojtja kushtetuese e lirive dhe të drejtave themelore përmes ankesës individuale kushtetuese", e Ilir Pandës "Organizimi gjyqësor sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës", e Jordan Dacit "Raporti midis së drejtës ndërkombëtare dhe të drejtës së brëndshme sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës", MA Violanda Theodhorit, dr. Eralda (Met'hasani) Çani "E drejta për informim në raport me ruajtjen e parimit të privatësisë", Msc.LLM Edlira Llohës "Koncepti i sovranitetit dhe pasqyrimi i tij në Kushtetutën e Kosovës", Ledian Drobonikut "Sistemi elektoral i Republikës së Kosovës në një vështrim krahasues".