Revista "Gjeopolitika", nr.1

Numri i parë i revistës e ka zanafillën e vet te një konferencë e zhvilluar në Durrës në pranverë të 2008 me temë mbi bashkëpunimin ekonomik midis Shqipërisë e Kosovës.

Ky numër i revistës është ndarë në tre pjesë kryesore, duke i trajtuar marrëdhëniet midis shqiptarëve në Ballkan nga pikëpamja historike, duke shqyrtuar aspektin juridik të institucioneve shtetërore të Kosovës, potencialin ekonomik të bashkëpunimit midis faktorit shqiptar në rajon.

Pjesa e parë përmban kumtesa të prof. dr. Pëllumb Xhufit "Shqipëria nëkryqëzim të dy botëve (shek.XI-XIV)", prof.dr. Artan Fugës "Konfliktet etnike në Ballkan përgjatë periudhës globale", të prof. dr. Marenglen Verlit "Potenciali ekonomik i viseve shqiptare në1913 dhe pasojat e copëtimit".

Pjesa e dytë përfshin kontributet nga prof. Luan Omari "Referime territoriale të Kushtetutës së Kosovës", prof. Enver Hoxhaj "Shteti qytetar versus decentralizimi etnik", Mentor Nazarko "Balanca e forcave rajonale dhe ndërkombëtare në tre marrëveshje", Arbën Xhaferri "Skicë për mborthësinëe përbashkët", Leida Ruvina "Komonuelthi mes shtetit social, federatës, konfederatës", Dardanus "Dy shtete, një sistem".

Pjesa e tretë mbi potencialin ekonomik të bashkëpunimit ndërshqiptar përmban punime tëErnst Florian Winter "Disa vëzhgime mbi problemet sociale tëKosovës", Muhamet Mustafës "Strategji për qëndrueshmërinë ekonomike tëKosovës", Valon Llukës "Roli i Bankave në zhvillimin ekonomik tëKosovës", Arben Malaj, Ilir Ciko "Kosova në sfidat e integrimit rajonal", Ermelinda Meksi "Integrimi tregtar i Kosovës dhe komplementariteti ekonomik Shqipëri-Kosovë", Gjin Bibës "Sfidat e krijimit të hapësirës së përbashkët ekonomike", Qufli Osmani "Përfitimet ekonomike të Maqedonisë nga pavarësimi i Kosovës".

Ky numër përmban edhe dy analiza me temë "Rrugët si vektorë zhvillimi" me kontribute të Sokol Olldashit dhe Faruk Kabës, dhe i dyti mbi bashkëpunimin ekonomik Shqipëri-Kosovë me kontribute të Zamira Çavos, Gazmend Oketës. Numri mbyllet me një intervistë ekskluzive dhën revistës "Gjeopolitika" nga kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski.