Revista "Gjeopolitika", nr.2 Merret me problemet që dalin nga diskutimet mbi miratimin e një ligji të ri të urbanistikës. Në radhë të parë ky ligj lidhet me kontrollin mbi territorin, mirëregullimin e tij dhe të aktivitetit ndërtues, i cili gjatë periudhës në tranzicion ka rezultuar kryesisht si proces shkatërrimtar. Ky numër është ndarë në 3 pjesë.

E para "Vëzhgime në hapësirë: Krahasime dhe raste të veçanta" përmban shkrime nga Artan Fuga "Territore vështruar me sy të lirë", nga Artan Fuga dhe Teuta Starova "Probleme urbanizimi në zonat turistike bregdetare", Besnik Aliaj "Reforma e territorit dhe formalizimi i ekonomisë ekstraligjore", Donika Çapi "Homo urbanus".

Pjesa e dytë "Ruralja, qytetet dhe mjedisi nëepokën moderne" paraqet kontribute të Marcel Jollivet "Drejt rurales post-moderne. Zonat rurale dhe mjedisi në tetë vende evropiane", Lewis Mumford "Qyteti përmes historisë", Louis Wirth "Kufizimet e krahinorizmit", Erjon Muharremaj "Ndikimi i Kartës Urbane Evropiane në legjislacionin shqiptar për urbanistikën".